Aksident në Greqi, autobusi me turistë përplaset me makinën, 3 të vdekur...

Aksident në Greqi, autobusi me turistë përplaset me makinën, 3 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

457
SHPËRNDAJE

Tre të vdekur dhe të paktën 20 të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në aksin rrugor Athinë-Selanik , kur një autobus turistik u përplas kokë më kokë me një makinë.

Në makinë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve u gjetën të vdekur, ndërsa në autobusin me targa serbe , në bord ndodheshin gati 80 persona, 25 prej të cilëve të lënduar.

Autobusi ka rënë në një fushë ngjitur, ndërsa pas përplasjes mjeti ka mbetur në asfalt dhe një mjet tjetër kalimtar, në të cilin udhëtonin një grua dhe fëmija i saj , është përplasur me të, por pa lëndime, sipas mediave lokale.

S'KA KOMENTE