Nivelet e akullit ne Antarktike arrijne rekordin minimal

Nivelet e akullit ne Antarktike arrijne rekordin minimal

65
SHPËRNDAJE

Aktualisht ka sasinë më të ulët të akullit të detit rreth Antarktidës sesa ka pasur që nga fillimi i regjistrimeve. 

Te dhënat e fundit satelitore nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) zbuluan se ka vetëm 737,000 milje katrore (1.91 milionë km katror) akull që rrethon kontinentin.

Rekordi i mëparshëm i ulët ishte 741,000 milje katrorë (1.92 milion km katror), i cili u vendos më 22 shkurt të vitit të kaluar.

Akulli i detit Antarktik normalisht arrin një minimum vjetor rreth kësaj periudhe të vitit në atë që njihet si ‘stina e shkrirjes’, sepse dielli shkëlqen për gati 24 orë në ditë.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se më e keqja nuk ka ardhur ende, dhe shtrirja e akullit mund të jetë akoma më e ulët. Kjo është vetëm hera e dytë që nga viti 1979 që ka arritur nën 772,000 milje katrorë (2 milionë km katrorë).

Shkencëtarët në NSIDC thonë se disa faktorë kanë çuar në këtë shkrirje mbi mesataren dhe e gjitha rrjedh nga një fenomen klimatik i njohur si “Modaliteti Unazor Jugor” pozitiv (SAM).

S'KA KOMENTE