Eklipsi total hedh teori nga më makabret për konspiracionistët 

Eklipsi i pritur diellor nga data 8 prill në Shtetet e Bashkuara ka vënë në lëvizje makinerinë e parashikimeve dhe teorive të frikshme të astrologëve të rrjetit, të cilët paralajmërojnë se eventi qiellor mund të shoqërohet me ngjarje nga me të përgjakshmet.

Në eklipsin e pritur total solar, një errësirë e plotë do të bjerë në SHBA, Kanada e Meksikë, teksa NASA ka dhënë këshilla duke thënë se “ekslipsi duhet parë me mbrojtje të veçantë të syve”.

Zyrtarët qeveritare kanë paralajmëruar për bllokime të mundshme të trafikut teksa njerëzit mund të nxitojnë të gjejnë pikat e preferuara për ta parë.

Por paralajmërimeve zyrtare i shtohet dhe teoritë e të ashtuquajtura konspiracioniste dhe besimet se eklipsi mund të jetë një shenjë e diçaje më të madhe, të kombinuar me evente të tjera dhe me shkronjën ‘X’, sipas hartës së vendndodhjeve nga ku ai mund të shihet në SHBA.

Përdoruesi i rrjetit  Reddit, u/wefellinloveinnyc shpjegonte se “në kohën e eklipsit është parashikuar një event masiv sakrifikimi njerëzor”.

Ai shtonte se vendndodhjet nga ku mund të shihet eklipsi i 8 prillit dhe linja e vendndodhjeve të eklipsit solar të 2017 në SHBA, formojnë gërmën “X” dhe mund të trondisin linjat sizmike duke shkaktuar tërmete.

Megjithëse tërmetet nuk kanë lidhje me eklipset diellore, përdoruesit thonin se një tërmet në linjën sizmike ‘New Madrid Fault Line’ në SHBA, do të ishte 20 herë më i fortë se tërmeti me epiqendër në zonën sizmike të Jugut të Kalifornisë.

Përdoruesi shkonte dhe më tej duke shtuar se kryqi ‘X’ i krijuar diku në Texas, është pranë një fabrike gjigante të grupit Tesla.

Ata shpjegonin: “Meqë po flasim për gërmën X, Elon Musk ndryshoi emrin e rrjetit Twitter në X. Ndërkohë nëna e fëmijës së tij, Grimes, ka postuar më parë një imazh të çuditshëm në Instagram ku paralajmëronte ardhjen e covid dhe diku poshtë saj tregohej dhe një eklips diellor.”

Konspiracionisti shtonte se këto ishin tepër koincidenca për t’u konsideruar rastësi, prandaj sipas tyre “një sakrificë masive njerëzore mund të jetë duke u përgatitur”.

Pëdoruesi vazhdonte më tej në postim: “Nuk jam vetëm paranoiak por dihet sa agresive është simbolika që ata përdorin, nxit të gjithë të mbrohen më 8 prill pasi nuk kam besim te këta psikopatë”.

Postimi kishte tërhequr vëmendje të madhe dhe kryesisht miratim nga përdoruesit e rrjetit.

Përdoruesi U/momsister5throwaway shkruante: “E drejtë, besoj se diçka do të ndodhë sepse ndjehet”./IFLScience.com/