Arrestohen dy shqiptarët në Athinë qe vodhen 40 mije euro ne nje...

Arrestohen dy shqiptarët në Athinë qe vodhen 40 mije euro ne nje biznes

110
SHPËRNDAJE

Alfons Ndoci, është personi i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës nga policia greke pasi u identifikua nga një prej viktimave të tij në grabitjen në Mykonos.

Ndoci në 2014 kishte ekzekutuar një shtetas grek gjatë një grabitjeje, ndërsa në 2018 ishte arratisur nga burgu i Patrës.

Ai u lirua para një viti dhe menjëherë pas daljes nisi sërish aktivitetin kriminal, më të “dhunshëm” se më parë.

Si ndodhi grabitja në Mykonos?

Sipas policisë greke, çdo gjë nisi kur një person që ndodhej në një qendër tregtare në qendër të Athinës, nisi të thërrasë me të madhe se dy persona që ndodheshin në të njëjtën qendër tregtare me të ishin grabitës të armatosur.

Dy personat pasi e kërcënuan tentuan të largohen, por njëri prej tyre u bllokua nga një patrullë policie që u gjend rastësisht në zonë, ndërsa tjetri u largua me një automjet dhe pasi u ndoq prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë nëpër rrugët e kryeqytetit helen, u ndalua në daljen drejtë autostradës për në Lamias.

Prej verifikimeve dhe denoncimit të bëra prej qytetarit në qendrën tregtare, rezultoi se shtetasit shqiptarë Alfons Ndoci i datëlindjes 1983 dhe Gerald Jaho i datëlindjes 1999, kishin dhunuar dhe më pas grabitur në nëntor të 2022 në ishullin e Mykonos shtetasin shqiptar Tonin Preka i datëlindjes 1982.

S'KA KOMENTE