Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs kundër masës së pezullimit nga detyra të vendosur ndaj saj.
Balluku është marrë e pandehur në një çështje që lidhet me dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime të pretenduara në procedura me vlera miliona euro. Masa e pezullimit u vendos në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.
Katër muaj pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Ballukut nga funksionet qeveritare gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist.
Belinda Balluku mbajti postin e ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë që prej vitit 2019, ndërsa në vitin 2022 mori edhe detyrën e zv.kryeministres.










