Gjykata e Fierit mirëpriti këtë të hënë nxënës maturantë nga dy gjimnaze të qytetit, në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”.
Gjatë këtij takimi, të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e sistemit gjyqësor, procedurat ligjore dhe rolin e institucioneve të drejtësisë në shoqëri.
Në aktivitet mori pjesë kryetari i Gjykatës së Fierit, Noel Veizi, si edhe pedagogë të jurisprudencës dhe Fakultetit të Drejtësisë, të cilët zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit mbi rëndësinë e edukimit ligjor dhe profesionet në fushën e drejtësisë.
Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla synojnë afrimin e të rinjve me institucionet e drejtësisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit për shtetin ligjor dhe respektimin e ligjit.










