VOA: Më shumë se gjysma e prokurorëve dhe gjykatësve kanë dalë nga sistemi

Në Shqipëri, gati 70 përqind e gjykatësve dhe prokurorëve, i janë nënshtruar deri tani procesit të rivlerësimit, i njohur dhe me termin vetting. Prej tyre vetëm më pak se gjysma kanë mundur të konfirmohen në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Të dhënat janë bërë të ditura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në një bilanc të procesit deri në fund të muajit nëntor.

Sipas këtyre të dhënave, janë 214 shkarkime, 230 konfirmime në detyrë, 133 vendime për pushimin e procesit të rivlerësimit nga të cilët 95 për dorëheqje dhe 38 për arsye të tjera. Pas vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA), 3 pushime për shkak të vendimeve të dorëheqjes , janë ndryshuar në pushime për arsye të tjera, ndërsa për 6 raste të tjera është dhënë vendimi i pezullimit nga detyra.

Nga ana e tij Kolegji ka marrë 168 vendime, nga të cilat janë lënë në fuqi 123 vendimeve të KPK-së, ose gati 75 përqind të totalit të rasteve të shqyrtuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shkalla e parë e procesit të rivlerësimit, dhe fjala e fundit i takon Kolegjit të Posaçëm, vendimet e të cilit janë të paapelueshme. Deri më tani, janë 432 subjekte që i nënshtrohen rivlerësimit, për të cilët procesi është përmbyllur tërësisht, dhe prej tyre 185 janë konfirmuar, 113 janë shkarkuar dhe për 134 u mor vendimi i pushimit, prej të cilëve 93 për shkak të dorëheqjes.

Procesi i rivlerësimit do të duhej të përfundonte në qershor të këtij viti, por ai u shty për deri në fund të vitit 2024, duke i dhënë kohë organeve të vettingut që të përmbyllin punën. Vendimi u mor në muajin shkurt nga parlamenti, falë dhe këmbënguljes si të Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të BE-së.

Greqi/Shqiptari preu kangjellat e qelisë, tenton arratisjen nga burgu

Një trazirë është shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgjet e Koridalos, teksa dy të burgosur të repartit të 4-të po përgatiteshin të arratiseshin, por përpjekjet e tyre u parandaluan pas një hetimi nga punonjësit e burgut, të cilët u njoftuan në kohë

Konkretisht,informacioni ka mbërritur në Sekretariatin e Përgjithshëm të Politikës Antikriminale, i cili ka dhënë udhëzime për hetimin e kryer në IEVP I.

Nga hetimi u konstatua se dy të burgosurit e huaj, një shqiptar dhe një palestinez, të cilët vuajnë dënimin për grabitje dhe vepra të tjera, kishin prerë kangjellat e qelisë për t’u arratisur por pa sukses.

Në një qeli ngjitur është gjetur edhe një pajisje celulari, e cila mund të ketë lidhje me tentativën e arratisjes, ndërkohë kjo pajisje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po hetohet për çfarë qëllimi është  përdorur.

Makina perplas per vdekje 77 vjecarin

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.m

Kokaina e kapur në Fier, SPAK nis verifikimin e pasurive të të arrestuarve

Përveç hetimit penal për trafikimin e 430 kilogramëve kokainë, SPAK do të verifikojë edhe pasuritë e 10 personave që organizuan trafikun e lëndës narkotike të fshehur brenda plehut kimik. Mesohwt se, SPAK po verifikon pasuritë e luajtshme dhe ato të paluajtshme të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në sitën e hetuesve do të kalojnë edhe llogaritë bankare të të dyshuarve për të parë nëse janë krijuar me burime të ligjshme. Po kështu do të verifkohen edhe pasuritë e të afëmrve të personave të përfshirë. Sasia e drogës u zbulua në 24 nëntor në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit, ndërsa prokuroria vuri në pranga 10 persona dhe shpalli në kërkim një shtetas kolumbian, si personin që do të nxirrte kokainën nga plehu kimik.

Nga hetimet ka rezultuar se, Çervanaku porositi sasinë prej 24 ton plehu kimik në Kolumbi dhe brenda saj u fsheh ngarkesa e kokainës vlera e të cilës përllogaritet në rreth 40 milionë euro. Ndërkohë nga hetimet rezulton që financues ishte shtetasi Nikolin Gjolena. Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës. Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është në kërkim, SPAK ka dyshime se ka edhe persona të tjerë jashtë Shqipërisë që mund të kenë pasur rolin e financuesit në këtë aktivitet kriminal. 

Meteorologet/Sasi te medha reshjesh pritet te godasin Jugun dhe Veriun e Shqiperise

Moti i keq pritet të godasë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës një pjesë të madhe të territorit të vendit, ndërsa specifikisht pritet që një zonë në veri dhe një tjetër në jug të përballen me reshje shiu të pazakonta, të cilat nisin nga ora 18:00 e mbrëmjes.

Harta e Shqiperise, zonat me te kuqe dhe vjollce pritet te perballen me reshje te dendura shiu

Masat ajrore të lagështa vijnë nga Mesdheu në drejtim të veriut duke goditur fillimisht Korfuzin në Greqi si edhe ishujt e tjerë përreth, ndërsa pak orë më pas pritet të ngjiten drejt Shqipërisë duke u përplasur në malësinë e Tepelenës, Vlorë dhe Gjirokastrës ku do të shkarkojnë sasi të mëdha shiu.

Zonat me te kuqe dhe vjollce pritet te perballen me reshje te dendura shiu sonte

Sa i përket veriut, reshjet e dendura të shiut pritet të fillojnë rreth orës 21:00 deri në orët e para të mëngjesit. Pritet që zona që do të goditet më tepër të jenë Shkodra dhe Puka.

Zonat me te kuqe dhe vjollce pritet te perballen me reshje te dendura shiu sonte

Reshjet do të vijojnë edhe gjatë të dielës, kurse të hënën do të ketë reshje dëborë ne pjesën veriore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Persona te armatosur dhe te maskuar bllokojne rruget ne Veri te Kosoves

okalë kanë filluar që të bllokojnë rrugët. E njëjta gjë po ndodh edhe në Leposaviq, siç raporton REL.

Ndërkohë në Mitrovicë të veriut janë dëgjuar edhe sirenat.

Në Rudarë, në fotografitë që i ka publikuar edhe “Kosovo Online” shihen që janë grumbulluar edhe vetura të ambulancës, ndërkohë disa rrugë janë bllokuar me kamionë të mëdhenj.

Gjithë kjo raportohet të ketë ndërlidhje me arrestimin që ka ndodhur sot në Jarinje të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Gjermani/ 40-vjeçari vret nënën dhe merr peng disa persona në një qendër tregtare

Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Një burrë i armatosur, 40 vjeç, vrau fillimisht nënën e tij vjeçe në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë disa herë, më pas u fsheh në një farmaci në Altmarktgalerie. Autori i ngjarjes, ndonëse qëlloi disa herë në drejtim të kabinës së transmetimit në “Radio Dresden”, fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej punonjësve.

Bild shkruan se 40-vjeçari aty mori peng dy persona, një grua dhe një fëmijë, ndërkohë që forcat speciale gjermane hynë në qendër tregtare dhe arritën të neutralizonin autorin. Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë aksionit, ndërkohë fatmirësisht pengjet e tij mbetën të padëmtuar.

FMN: Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, jo amnistisë

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundimin të konsultimeve të Nenit IV me Shqipërinë ka përsëritur kritikat e tij kundër amnistisë fiskale, që rrezikon pastrimin e parave, ndërsa ka paralajmëruar se ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Fondi tha në një deklaratë zyrtare se ekonomia këtë vit pritet të rritet me 3.7%, duke u ngadalësuar në 2% vitin e ardhshëm. Fondi bëri thirrje për konsolidim fiskal, kontroll më të mirë të projekteve të partneritetit publik privat, vazhdim të reformave dhe ulje të informalitetit që do të ndikonte në reduktimin e emigracionit. FMN paralajmëroi se një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020. FMN theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme

Sipas deklaratës së sapopublikuar, pas një rimëkëmbjeje të fortë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka ruajtur vrullin pozitiv pavarësisht tronditjes së ekonomisë globale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Rritja reale e PBB-së pritet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2022, si pasojë e aktivitetit të fortë në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime. Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e mbështetjes së politikave. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind nga mesi i vitit 2024, teksa çmimet ndërkombëtare të mallrave të stabilizohen, politikat fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja të ngadalësohet.

Borxhi i qeverisë së përgjithshme pritet të bjerë më tej në nën 70 për qind të PBB-së në fund të vitit 2022, i ndihmuar nga rritja e vazhdueshme ekonomike dhe një deficit i pritshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Në mungesë të goditjeve të reja, borxhi pritet të vijojë reduktimin, duke arritur në rreth 64 për qind të PBB-së në vitin 2027, por nevojat për financim bruto do të mbeten të konsiderueshme. Sistemi financiar i ka përballuar relativisht mirë goditjet e njëpasnjëshme dhe kreditimi për ekonominë ka vazhduar.

FMN thekson se perspektiva është subjekt i pasigurisë së konsiderueshme. Rreziqet ndaj rritjes janë në kahun e poshtëm, ndërsa ato ndaj inflacionit në kahun e sipërm. Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimit dhe energjisë janë një rrezik kryesor, veçanërisht nëse ato shkaktojnë një raund tjetër rritjeje dhe trazira sociale. Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej negativisht mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes. Një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. Rreziqet zbuten në një farë mase nga niveli i lartë i rezervave valutore të Shqipërisë.

Ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, rreziqet zbuten nga niveli i duhur i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë.

Në vlerësimin e Bordit Ekzekutiv, FMN thekson se drejtorët ekzekutivë përgëzuan autoritetet për reagimin e tyre vendimtar të politikës ndaj goditjeve të shumta që nga viti 2019 dhe mirëpritën rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike. Duke vënë në dukje se rreziqet janë anuar në kahun e poshtëm, drejtorët theksuan nevojën për një politikë të kujdesshme dhe vigjilencë për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe për të adresuar dobësitë, duke zbatuar reforma për të promovuar një rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të gjelbër dhe për të adresuar dobësitë e qeverisjes.

Drejtorët mirëpritën planin e autoriteteve për të arritur një ekuilibër primar në vitin 2023 dhe theksuan nevojën për një konsolidim fiskal afatmesëm më ambicioz, i mbështetur nga një strategji e shëndoshë afatmesme e të ardhurave, e cila duhet të finalizohet dhe zbatohet pa vonesa të mëtejshme. Përpjekje të tilla do të ndihmonin në rindërtimin e amortizatorëve të politikave, do të ndihmonin në uljen e inflacionit dhe do të lehtësonin rregullimin e bilanceve të transaksioneve me jashtë. FMN rekomandon që mbështetja fiskale për shtresat vulnerabël duhet të jetë e përkohshme dhe e synuar, duke shfrytëzuar plotësisht kuadrin ekzistues të mbrojtjes sociale.

Drejtorët bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal. Partneritetet publike-privat dhe kornizat e menaxhimit të investimeve publike duhet të përafrohen dhe të integrohen plotësisht në ciklin buxhetor. Drejtorët paralajmëruan gjithashtu kundër amnistisë së propozuar tatimore duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave.

Drejtorët inkurajuan Bankën e Shqipërisë (BSH) të vazhdojë normalizimin e politikës monetare të mbështetur nga të dhënat, në kushtet e presioneve të vazhdueshme inflacioniste, duke ruajtur fleksibilitetin e kursit të këmbimit. Ata treguan gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme. Drejtorët mbështetën përpjekjet e vazhdueshme të BSH-së për të përmirësuar rregullimin dhe mbikëqyrjen financiare dhe për të rritur rezervat e kapitalit. Prania e bankave me aksione të konsiderueshme nga individë dhe grupe jofinanciare kërkon gjithashtu vigjilencë të shtuar në mbikëqyrje.

Drejtorët theksuan se avancimi i reformave strukturore do të jetë kritik në zhbllokimin e potencialit të rritjes së Shqipërisë dhe mirëpritën hapjen e diskutimeve të pranimit në BE, të cilat duhet të kontribuojnë në progresin e reformave. Në këtë drejtim, drejtorët bënë thirrje për progres të qëndrueshëm në reformat në drejtësi dhe antikorrupsion dhe theksuan rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e FATF. Luftimi i informalitetit do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit. Duke vënë në dukje makrokriticitetin e ndryshimeve klimatike, ata theksuan nevojën për përpjekje të bashkërenduara përshtatjeje brenda kornizës buxhetore.

Drejtorët ranë dakord se kapaciteti i Shqipërisë për të shlyer fondin është i mjaftueshëm dhe nuk panë nevojë për një zgjatje të Vlerësimit të Pas-Financimit përtej shkurtit 2023.