Ballina Aktualitet Ministri Balla per ngjarjen ne Fier: “Thirrje familjareve dhe autorit te dorezohet”

Ministri Balla per ngjarjen ne Fier: “Thirrje familjareve dhe autorit te dorezohet”

Ministri i Brendshem Taulan Balla e ka cilesuar teper te rende ngjarjen e ndodhur ne Fier ku eshte vrare me arme zjarri efektivi i policise 28 viecari Novruz Cenalia.

“Nxis policine e shtetit qe te bejne perpjekje maksimale per arrestimin e autorit Asllan ( Azgan) Mernica.”

Balla gjithashtu u ka bere thirrje nepermjet familjareve te tij autorit ,per tu dorezuar.

Prononcimi për mediat i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla

Pyetje: Sot kanë ndodhur 2 ngjarje të rënda, ngjarja e parë është ajo e Fierit dhe e dyta, në Lezhë. Cilat janë të dhënat e reja lidhur me ngjarjen e Fierit?

Ministri Balla: Çdo ngjarje kriminale, është në detyrën e Policisë së Shtetit që të bëjë sa më shpejt të jetë e mundur zbardhjen e saj. Në fakt, të dyja ngjarjen kriminale, pothuajse janë zbardhur, pra autorët. Në rastin e dytë kemi një krim në familje. Ndërsa në rastin që ju i referoheni, në Fier, siç jam informuar deri më tani, nga të gjithë drejtuesit e Policisë në territor, Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku dhe Drejtori Vendor, Panganika.

Dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndiej për humbjen e jetës së një punonjësi Policie. Dhe po ashtu të nxis Policinë e Shtetit, drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit.

E them shpesh që ne duhet të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorë ndaj një punonjësi policie, e, më rëndë se kaq, të përdorësh armën kundër një punonjësi policie.

Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, sepse gjithçka është informacion paraprak, pra ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

Por si përgjegjësi e parë që bie mbi Policinë e Shtetit është pjesa lidhet me identifikimin e menjëhershëm të autorëve.

Kam besim që Forca Kombëtare e Sigurisë, forcat RENEA dhe të gjitha forcat e Policisë së Shtetit, të cilat janë në këtë operacion të madh kërkimi, të konkludojnë dhe këtu dua t’u bëj një thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza, të dorëzohet!