Hygerta Meta pranon para gjykatës vrasjen e të atit: Jam penduar, por...

Hygerta Meta pranon para gjykatës vrasjen e të atit: Jam penduar, por isha e detyruar

122
SHPËRNDAJE

Hygerta Meta ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta. Para gjykatës, 19-vjeçarja deklaroi se është penduar, por tha se ishte e detyruar.

Ajo tha se donte t’ia linte fajit vëllait për krimin dhe shtoi se i ati është përpjekur që ta vrasë, si dhe ka goditur nënën e tyre.

“Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste. Ka prishur bombolen e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korent. Nje here e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcenonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk.

Dy ditë para ngjarjes e refuzova sërish për fejesën. Erdhi babi nga puna, hengri drekën dhe ishte shtrirë. Mora armen që ndodhej në dhomën paralel. Ishte te dhoma gjumit, arma ne sirtar. I thashë; çohu në këmbë, më tha ik. Jam penduar që e kam bërë këtë veprim po isha e detyruar”, u shpreh ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pasi djali i madh i familjes Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin.

50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.

Hysen Meta, pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.

25-vjeçari ka deklaruar se ka pasur një konflikt mes tyre dhe nga debatet e shumta ka marrë armën dhe ka qëlluar me katër plumba në drejtim të babait.

Arma e zjarrit u gjet në një zonë kënetore dhe ishin provat shkencore që hodhën dritë mbi këtë ngjarje të rëndë

S'KA KOMENTE