U ekzekutua me armë zjarri në Fier, publikohet fotoja e viktimës

U ekzekutua me armë zjarri në Fier, publikohet fotoja e viktimës

8582
SHPËRNDAJE

Publikohet fotoja e 41-vjeçarit që u vra sot në Fier. Elton Javori u qëllua për vdekje me armë nga  Agim Gashi.

Pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa ditë me parë mes viktimës Elton Javori, dhe autorit të dyshuar Agim Gashi, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar, Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel. Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

S'KA KOMENTE