Reshjet e borës në vend, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, disa zona kanë qenë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe disa të tjera janë përfshirë nga reshjet e borës.

Me në të një postimi në rrjetin social “Facebook” Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se shume akse në veri të vendit janë bërë problematike për qarkullimin e mjeteve, për shkak të reshjeve të borës.

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

Njoftimi i ARRSH:

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit

Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërtimet mbi një kat, Kadastra rrit tarifën e legalizimit 

Ditët e para të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat e reja që do përdoren nga zyrat e legalizimit të ndërtimeve informale. Një prej ndryshimeve më të rëndësishme vjen në pagesën që do kryhet për përditësimin e ndërtimeve. Nga 8 mijë lekë që ishte deri tani, kjo tarifë do të bëhet 10 mijë lekë, në një kohë që nuk do llogaritet me në bllok për gjithë objektin, por për ccdo kat.

“Tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin  kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo kat të ndërtimit” përcakton Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar më 11 janar.

Termi social ekonomik tashmë do përdoret për ato lloj ndërtimesh në proces legalzimi të cilat rezultojnë se përdoren për aktivitet ekonomik, social apo kulturor. E njëjta tarifë do paguhet nga zotëruesit e ndërtimeve pa leje edhe në rastet kur bëhet fjalë për legalizimin e më shumë se një objekti. Ndërkaq, në rastet e ndërtimeve pa leje me funksion të përzier do aplikohet tarifë shërbimi për përditësimin, vetëm për katin apo katet që shfrytëzohen për veprimtari social-ekonomike.

Gjatë procedurës së kërkesës për legalizim, subjekti posedues i ndërtimit pa leje shlyen tarifën e kërkesës, e cila është në vlerën 3 000 lekë dhe kryhet nëpërmjet sistemit bankar, në  llogarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së, në momentin e paraqitjes së kërkesës në portalin e-Albania.

Reshje bore edhe ne Llogara

Njoftimi:

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit

Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Reshje bore në Korçë, nuk ka probleme në akset turistike

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe qytetin verilindor të Korçës.

Mësohet se trashësia e borës në Dardhë ka arritur 5 cm deri 15 cm.

Ndërkohë borëpastrueset kanë punuar për të pastruar rrugët dhe për t’i kriposur.

Njoftim:

Ne Qarkun Korçe gjate natës ka patur rreshje. shiu/debore.
Rreshjet kane qene ne forme debore ne kuoten +1200 m .
Ne rrugen e Dardhes nga km 6 -km 13 ,rreshje debore, trashesia 5 cm deri 15 cm.
U punua me mjet B.Pastruese per pastrim dhe kriposje.
Ne aksin Korçe-Voskopoje dhe Korçe-Qafa e Qarrit-Erseke rreshje debore te pakta.
Qarkullimi i mjeteve behet pa probleme dimerore.
Temperaturat mesatarja 0 grade.
Aktualisht moti i alternuar i kthjellet/vranet dhe me rreshje te pakta.
Ne akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme ne rruge.
Kontraktoret ne gadishmeri per Mirembajtje Dimerore dhe Emergjente nisur edhe nga parashikimet e motit per oret ne vijim.
Sektori M.Rruga Korçe

Pas Frakullës, pus i i ri për nxjerrje gazi edhe në Povelçë

Pas një aplikimi të bërë në muajin nëntor të vitit të shkuar nga kompania EDG Natural Gas për shfrytëzimin dhe nxjerrjen e gazit në zonën e Frakullës tashmë është kërkuar një tjetër lejë për fushën e Povelçës.

Kompania në fjalë në mes të 2022 nënshkroi një marrëveshje me ndarje prodhimi për këto fusha ku parashikohen përveç vendosjes në punë të puseve ekzistuese edhe hapja e puseve të rinj.

“Bazuar në dispozitat që rrjedhin nga kjo marrëveshje EDG ka marrë në dorëzim 3 puse ekzistues: Povelçë 1/b, Povelçë 9 dhe Povelçë 13, të cilët ndodhen në vendburimin Povelçë brenda zonës së projektit siç përcaktohet në Marrëveshjen Hidrokarbure. Këta puse, hapja e të cilëve daton që nga mesi i viteve ’80, janë shfrytëzuar në periudha të ndryshme dhe aktualisht janë në gjendje të mbyllur. Projekti konsiston në rehabilitimin e puseve ekzistuese të marrë në dorëzim dhe shpimin e një pusi të ri vlerësues të emërtuar Povelçë -32b (Pov-32/b) në pjesën veriore të vendburimit ku janë kryer shpime të kufizuara të cilat kanë treguar potencial të pashfrytëzuar”, thuhet në dokumentin joteknik të kompanisë paraqitur pranë autoriteteve për të siguruar lejen.

I njëjti raport nënvizon se pusi i ri  i projektuar 340m në lindje të pusit Pov-32, i cili ka dhënë shenja gazi apo debite jo komerciale gazi, qëllimi kryesor i këtij shpimi do të jetë verifikimi i formacioneve të reja ranore gazmbajtëse ose shtrirjen e shtresave të kapura me pusin Pov-32 në kushte më të mira gjeologo-strukturore.

“Thellësia e parashikuar e shpimit të ri është rreth 2400m, përafërsisht e njëjtë me atë të puseve ekzistues. Më tej projekti parashikon vlerësimin e rezervave ekonomike dhe kalimin në fazën e prodhimit” thuhet në raport.

Referuar të dhënave zyrtare të Albpetrol, vendburimi Povelçë ka qene ndër më të rëndësishmit nga pesë fusha në total të identifikuara për shfrytëzim gazi në vend. Sipas një vlerësimi të kryer vetëm pak vite më parë nga kompania publike e prodhimit dhe nxjerrjes së naftës, rezervat origjinale te gazit ne vendburimin e Povelçës kane qene rreth 298 milion Nm3 gaz, nga te cilat jane nxjerre deri tani rreth 271 milion Nm3 gaz.

Kompania EDG Natural Gas që hyri në marrëveshje me Albpetrol vitin e shkuar zotërohet në 90% të saj nga ENERGY DEVELOPMENT GROUP me kuotat që zotërohen nga sipërmarrësi Sokol Meqemeja teksa 10% janë në zotërim të IMPACTO COMMUNICATIONS me aksionere të vetme 

Dorehiqet Ministrja e Qeverise

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj duke i drejtuar një letër kryeministrit të vendit dhe njëkohësisht kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Spanje/Kush është 33-vjeçari shqiptar i dyshuar për vepra të rënda kriminale

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin në Spanjë të një shqiptari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet e ditur se si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, policia spanjolle arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë një 33-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Hektor Ndoka, 33 vjeç, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Ndoka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Pritet që në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, të bëhet ekstradimi i Hektar Ndokës.

Kujtojmë se autoritetet spanjolle njoftuan më herët gjatë së enjtes se kishin arrestuar dy shqiptarë të cilët, sipas tyre, janë anëtarë të një organizate kriminale dhe që ishin larguar nga Shqipëria pasi tentuan të vrisnin anëtarë të një bande rivale.

Era e forte rrëzon catine e nje ndertese, shpetojne disa kalimtare

Era e fortë ka rrëzuar pjesën më të madhe të çatisë së magazinave të mallrave ushqimor. Nga rrëzimi i çatisë prej llamarine është rrezikuar jeta e dy të rinjve të cilët kanë qënë duke kaluar në ato momente pranë magazinave të tregut. Dëshmitarët tregojnë se dy të rinjtë janë shtrirë përtokë ndërsa llamarinat kanë rënë mbi mjetet e parkuara në sheshin e magazinave.

Nga rrëzimi i çatisë janë dëmtuar 5 mjete të cilat kanë qenë të parkuara. Në vendngjarje janë forca të policisë, të shërbimit zjarrfikës si dhe të OSHEE-së të cilët kanë shkëputur energjinë elektrike në të gjitha magazinat e tregut të shumicës. Nga ana tjetër po punohet për të çmontuar pjesën e mbetur të çatisë prej llamarine.