ARTIKUJT E FUNDIT

Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji

Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakastra do të kenë ndryshime në tarifën e furnizimit me ujë, si dhe të largimit të ujërave të ndotura nga 18 maji 2024.

Përjashtim bën vetëm Patosi, që sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit nuk do të ketë ndryshim, pasi këto tarifa janë edhe aktualisht më të larta se mesatarja e këtij rajoni. Vendimi i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) publikuar në QBZ tregon se rritja e tarifave për tre njësitë e tjera varion nga 15 në 20%

Aktualisht, për furnizimin me ujë, sot një familje në Fier apo Roskovec paguan 52 lekë/m3 , kurse një familje në Mallakastër 50 lekë/m3. Nga 18 maji, secila prej tyre do të paguaje 60 lekë për çdo m3 ujë.

Institucionet apo konsumatorët publikë paguajnë sot 105 lekë/m3 në Fier dhe Roskovec dhe 100 lekë/m3 në Mallakastër. Me tarifat e reja do të unikfikohen në 115 lekë/m3. Bizneset do të paguajnë 125 lekë /m3 ndërkohë që aktualisht paguajnë 125 lekë/m3 dhe 120 lekë /m3.

Lidhur me largimin e ujërave të ndotura tarifa e miratuar është 20 lekë/m3 për familjarët në katër njësitë ku Patosi nuk ka ndryshim pasi kaq është edhe aktualisht.

Për njësitë e tjera, rritja arrin deri në dyfishim pasi konsumatorët familjarë në Fier paguajnë 13 lekë/m3, në Roskovec 15 lekë m3 ujë të larguar dhe për Mallakastrën 10 lekë/m3 ujë.

“Ky vendim hyn në fuqi më datë 18.5.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026”m thuhet në vendimin e ERRU.

Aplikimi i ndërmarrjes së Fierit nuk është i vetmi që ka marrë miratim për rritje të tarifave gjatë këtij viti. Më herët janë miratuar tarifa të reja edhe për Lezhen ku nga data 5 prill tre bashki që furnizohen me ujë nga ndërmarrja e ujësjellësit të Lezhës kanë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje u rishikua me një rritje 12-50%.

Ndërkohë që edhe për Vloren në fillim të vitit u rishikuan çmimet e furnizimit me ujë ku familjet sot paguajnë tarifa 33 për qind më të larta sesa më parë. Rishikimi i tarifave për ndërmarrjet e reja që kanë dalë pas procesit të bashkimit është në vijim në një përpjekje për të nxjerrë sektorin nga situate e vështirë financiare si dhe nga borxhet e akumuluara në sektorin e energjisë./MONITOR/

Ndalohet 41 vjecari ne Mallakaster denuar per dhune ne familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

 Komisariati i Policisë Mallakastër:

-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. S., 41 vjeç, banues në Ballsh, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin O. P., 28 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik.    

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 

-E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, pasi ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu që e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe disa fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; 

-V. R., 22 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një shtetasi. 

– shpalli në kërkim shtetasin B. E., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të paidentifikuar, ka kanosur shtetasin P. B.. 

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Nipi sherr me xhaxhane e tij ne Roskovec, ndiqet penalisht

Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në fshatin Vlosh, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte xhaxhanë e tij.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Perfundon ne prokurorine Fier 65 vjecari, drejtonte i dehur makinen dhe largohet nga aksidenti

Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 65 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Më pas, ky shtetas është larguar nga vendi i aksidentit.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Liria e shprehjes, dhuna ndaj grave dhe kampi i refugjatëve, Shqipëria “shuplake” nga Amnesty International

Gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut theksoi në raportin e vet vjetor për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me sulmet kundër medias, me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane.Amnesty International theksoi si shqetësime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri sulmet fizike dhe verbale kundër gazetarëve, vrasjen e grave në dhunën me bazë gjinore brenda familjes dhe ndërtimin

e kampeve për burgosjen e refugjatëve azilkërkues që Italia po ndërton aktualisht në portin e Shëngjinit dhe në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit.

Amnesty, një nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë, publikoi të mërkurën raportin e saj mbi gjendjen në 155 vende të vrojtuara, përfshirë Shqipërinë. Raporti vëren se autoritarizmi është një forcë në rritje në rang global dhe se numri i njerëzve që jetojnë në shtete demokratike, pra shtete të së drejtës apo shtete të sundimit të ligjit, ra gjatë vitit të kaluar në nivele që nuk ishin parë që nga viti 1985.

“Praktikat dhe idetë autoritariste prekën apo u përdorën nga shumë qeveri dhe shoqëri. Në veri dhe në jug, në lindje dhe në perëndim, politikat autoritariste gërryen lirinë e shprehjes dhe të organizimit shoqëror, goditën barazinë gjinore dhe luftuan të drejtat seksuale apo riprodhuese,” vëren raporti.

Raporti shënjon mënjanë si shqetësim madhor zhvillimet në Lindjen e Mesme, kur krimet rrëqethëse të Hamas të kryera në 7 tetor 2023, në të cilën u vranë mbi njëmijë njerëz, shumica civilë izraelitë dhe mijëra të tjerë u plagosën e 245 vetë u morën peng, Izraeli nisi një fushatë hakmarrëse e cila, sipas Amnesty, u bë një fushatë ndëshkimi kolektiv. “Kjo është një fushatë e bombardimit të qëllimtë dhe jodiskriminues të civilëve dhe të infrastrukturës civile, të mohimit të asistencës humanitare dhe të krijimit të qëllimtë të gjendjes së urisë,” vëren raporti.

“Narrativat publike të bazuara në urrejtje dhe me rrënjë te frika, ngushtoi hapësirën civile dhe demonizoi grupet e margjinalizuara apo individët, me refugjatët, migrantët dhe grupet racore që po vuajnë. Sulmi kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore u intensifikua më 2023, duke kërcënuar shumë nga arritjet e realizuara përgjatë njëzet viteve të fundit,” vëren më tej raporti.

Sa i përket Shqipërisë, raporti vëren se “gazetarët u shënjestruan nga gjuha e urrejtjes, sulmet fizike dhe një sulm me armë. Dhuna kundër grave brenda familjes vijoi, me 12 gra të vrara nga partnerët apo anëtarët e familjes.”

Raporti vëren se në drejtim të të drejtave të njerëzve LGBTI Shqipëria nuk ka shënuar progres.

Raporti thekson se vrasja e një rojeje sigurie në një sulm kundër Top Channel në mars 2023 ka mbetur me autorë të paidentifikuar dhe të pandëshkuar ndërsa një gazetar u sulmua fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij për shkak se kishte raportuar mbi një çështje gjyqësore.

“Gazetarët u sulmuan nga figurat politike,”vëren raporti. “Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, iu referua një gazetareje investigative si “vrasëse me pagesë” në përgjigje të një artikulli në të cilin ajo kishte theksuar rolin që kryebashkiaku ka luajtur në projektin e incineratorit të Tiranës,” vëren raporti i Amnesty International duke iu referuar sulmeve të mediave proqeveritare kundër gazetares Ola Xama.

Raporti vëren si shqetësim të veçantë marrëveshjen kontroverse të arritur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni në lidhje me ndërtimin e dy bazave për izolimin e refugjatëve që Italia synon të kapë jashtë ujërave të saj territoriale dhe t’i sjellë në Shqipëri, teorikisht për procesimin e kërkesave të mundshme për azil.

Konsideruar gjerësisht si një goditje propagandistike që pritet t’i kushtojë taksapaguesve italianë qindramilionë euro për të arritur asgjë, plani ngre shqetësime serioze sa i përket dhunimit të të drejtave të azilkërkuesve, që po ndodh me ndihmën e qeverisë së një vendi që ka prodhuar azilkërkues me shumicë përgjatë tre dekadave të fundit.

“Organizatat e të drejtave të njeriut dhe të tjera kanë shprehur shqetësim në lidhje me impaktin që kjo marrëveshje mund të ketë mbi të drejtat e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, përfshirë faktin që ajo parashikon ndalim automatik të tyre”, vëren raporti. /BIRN

Meta nga Fieri: Partia e Lirisë do jetë forcë kryesore në këtë qytet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Fieri dha një deklaratë për mediat.

Meta u shpreh se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë. Ai shtoi se PL do të jetë parti kryesore në Fier. Më tej, Meta shigjetoi Lulzim Bashën, duke thënë se i shërben regjimit të Ramës, teksa e ironizoi se “ai gënjen edhe kur fle”.

Ilir Meta: Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.

Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen.

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun.

Ai akuzohet për atë që njihet si masakra e Lushnjës në shtator të 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

311 të burgosur në Fier përfitojnë ulje dënimi, lirohen 119 persona

Me nje kapacitet prej 810 te burgosur ne IEVP Fier ,119 te denuar kane perfituar nga Amnistia Penale duke u liruar nga burgu nderkohe qe per 311 te denuar te tjere kane perfituar nga ulja e denimit.
Sipas drejtuesit te IEVP FIER Ervin Bushi qe ka dhene nje konference per mediat ku ka dhene detaje nga procedurat per lirimin e te denuarve qe pefitojne nga kjo amnisti

Nga institucioni i vuajtjes se denimit ne Fier ne kete ore pra ne oren 13:00 ka nisur lirimi i 119 te burgosurve Pjesa me e madhe e te denuarve qe perfitojne nga kjo amnisti ne IEVP Fier jane denuar per vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhune ne familje”, “Dhenie ndihme i kalimit te paligjshem te kufirit”, “Armembajtje pa leje” etj . 119 te denuarit qe lirohen sot nga IEVP Fier perfituan amnistine pasi u kishte mbetur nga ne 1 vit e 5 muaj denim i mbetur deri ne 4 vjet

Sipas deklarates se drejtorit te burgut Fier rwferuar procedurave te amjlnistise nuk përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojne ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar qe ka te beje me emra te njohur edhe politikanesh deputwt e ministra si Beleri, Bllako e Koka