Në moshën 30 vjeçare, humb jetën infermierja nga Lushnja

Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferin.

Ata shprehin keqardhje për infermieren duke i ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e saj nga jeta.

Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere.

Postimi:

Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi

Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj

Kishin kryer 36 grabitje në Greqi, publikohen identitetet e shqiptarëve të arrestuar

Autoritetet kanë publikuar të dhënat nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi, ndërsa kanë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar.

Mësohet se nga të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.

Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.

Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.

Ndërkohë deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 janar.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Arrestohet 65 vjecari , dyshohet se ka kryer mardhenie me nje vajze te mitur

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 55 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një send të fortë (shkop bejsbolli).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Paraditen e sotme, në fshatin Belinë, shtetasi I. Sh., 65 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar shtetasi I. Sh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Plagosja ne Fier, policia postblloqe ne rruge dhe kontrolle te mjeteve

Një plagosje me armë zjarri ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Fierit.  Dyshohet së përplasje nisi për një konflikt të çastit.

Sipas policise autori është Altin Nika, i cili ka plagosur me armë zjarri Dashamir Muçën, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postoblloku ne hyrje dalje te Fierit me qytete te tjera

Ngjarja ka ndodhur pranë QTU FIER

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

Policia FIER JEP DETAJET PER PLAGOSJEN ME ARME

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Te shtena me arme ne Fier, plagoset nje person

Nje ngjarje e rende ka ndodhur kete pasdite ne qytetin e Fierit. Nje persona eshte plagosur me arme zjarri nga nje persona tjeter ne rrethana ende te paqarta.Ngjarja ka ndodhur prane QTU , Fier.

U gjet e pajetë në bregdetin e Barit, identifikohet gruaja shqiptare

Trupi i një gruaje u gjet në ujë pasditen e së enjtes, 12 janar, në Largo Giannella, në bregdetin e Barit ku është instaluar rrota e Ferrisit.

Trupi i pajetë i përket shtetases shqiptare Rukije Qela, lindur në vitin 1946 në Shqipëri dhe banues në Cassano delle Murge. Vetëm dje në mëngjes, një nga mbesat e tij kishte denoncuar zhdukjen në komandën e asaj komune.

Karabinierët dhe personeli i rojës bregdetare ndërhynë në vend për të nxjerrë trupin. Asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë vetëvrasjen. Alarmi është ngritur nga një kalimtar i rastit i cili ka vënë re trupin në ujë.

Berisha tregon aplikacionin që përdor Rama për të kontrolluar administratën: I bën thirrje Zuckerberg

Sali Berisha tha se zbulimi i parave të vjedhura në banesën e Alda Klosit, tregon se “kushedi sa euro të fshehur në arkë në tunelet e Surrelit” mund të ketë kryeministri Edi Rama.

Kreu i PD tha se vetëm një revolucion mund ta rrëzojë këtë regjim. Berisha denoncoi Ramën se ka “shpikur një aplikacion që mat like dhe komentet e punonjësve të administratës, që i bëjnë qeverisë në rrjetet sociale”.

Sipas tij Rama kërcënon se do të shkarkojë nga puna këdo që nuk pëlqen dhe nuk komenton postimet e qeverisë në rrjetet sociale.

“Sipas njëri  variant, kanë paguar dy herë të nijetin objekt, por sipas një varianti tjetër, kjo është e pavërtetë, ka zbatuar një vendim gjykate dhe se është një hakmarrje midis zyrtarëve në nivele të ndryshme. Në rast se është varianti i parë është një krim i shëmtuar, nëse është varianti i dytë përbën sërish një krim të rëndë, sepse organizohen kurthe.

Unë jam marrë me këtë problem, por meqenëse kam lexuar dy materiale, në të dy variantet ne po bëjmë verifikimin e tyre, sapo të bëjmë verifikimin, do kemi qëndrimin përfundimtar për këtë çështje.

Të gjitha këto, rrëzojnë jo një, por tre qeveri. Edi Rama kalon sikur s’ka ndodh asgjë. Në vend të një dorëheqje të menjëhershme për rastin Klosi, për rastin Fero, mashtrojnë. Nuk ka zgjidhje tjetër veç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim.

Edi Rama kundër përgjigjeve të këtyre skandaleve organizon darkën famëzezë me shefat e komisariateve të vendit, e cila është në shkelje flagrante të ligjit mbi statusin e policisë.

Ftoj demokratët të hapin një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojnë çdo akt të tij.

Pasi largoi drejtorin e shërbimit informativ për në SHBA dhe emëroi njeriun e tij, militant të PS, shndërroi shërbimin informativ në institucion të PS, ky kaloi dhe në policinë e shtetit me këtë platformë. Zgjidhjen do ta japë vetëm revolucioni demokratik.

Sa tunele mund të jenë të mbushura me arka me euro, vetëm revolucioni mund ta sqarojë.

Së fundmi, duhet të dënoj me forcën më të madhe terrorin digjital, që po ushtrohet mbi administratë nga Rama. Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Like dhe komenteve. Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

I bëj thirrje Zuckenberg  dhe Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim.

Çdo shqiptar e ka marrë vesh që ky është hajdut i papërmbajtur. A e vutë re që ky bëri gjithçka për të fshehur Alda Klosin?! S’ja nxorën emrin në fillim se i funksionoi me Damian Gjiknurin dhe disa prej tyre. Ata janë vjedhës sepse e dinë se ku ka para. I kanë mbyllur të gjitha vetë, për të mos i dalë të kompromentuar ministrat.”, u shpreh ai