Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit në Osum

Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit në Osum

1355
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar,i larguar nga banesa dhe i humbur prej 24-orësh,u gjet i pajetë pak minuta më parë në ujërat e lumit Osum. 32-vjeçari Jurgen Merkaj,i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor,është gjetur në breg të lumit në fshatin Orizaj nga banorët e zonës,që kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ka qenë Artur Metkaj, 58-vjeç, babai i djalit, ai që ka denoncuar mesditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kallëzimin penal për zhdukjen e djalit të tij.Ai ka deklaruar në polici se djali i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa në lagjen “Çlirim” rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme.

Duke dhënë edhe përshkrimit rreth djalit që ishte rreth 1.73 cm, i dobët, me flokë të zinj dhe i veshur në momentin kur ka humbur me një palë tuta gri,me një xhaketë të zezë,me kapuç të zi dhe atlete të bardha,babai i djalit Artur Merkaj ka deklaruar në polici se djali i tij është i diagnostikuar me “skizofreni”.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit Jurgen Merkaj është nga ujërat e lumit me ndihmën e forcave të Shërbimit Zjarrëfikës dhe forcave të policisë.Ai është dërguar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku edhe do ti nënshtrohet autopsisë mjekoligjore. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që janë duke kryer edhe kqyrjen e vendit ku u gjet i mbytur 32-vjeçari.

S'KA KOMENTE