Ballina Shqiperia ime Balla reagon pas dorëzimit të autorit te vrasjes se policit ne Fier:...

Balla reagon pas dorëzimit të autorit te vrasjes se policit ne Fier: Presim nga drejtësia të bëjë detyrën

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas vetëdorëzimit në polici të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes të efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se tanimë pritet që drejtësoa të bëjë detyrën.

Balla shtoi se kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.