Familja shqiptare humbi djalin pasi u rrezua nga bicikleta, prindërit nuk lejohen...

Familja shqiptare humbi djalin pasi u rrezua nga bicikleta, prindërit nuk lejohen të kthehen në Greqi

5096
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar u rrëzua nga biçiukleta dhe për pasojë humbi jetën.

I mituri u varros në Shqipëri por familja e tij tashmë përballet me nje tjetër vështirësi, pasi nuk lejohen që të kthehen në Greqi.

Dy prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit

Kryetari i komunës Kipseli në Agrinio, Stratos Iliadhis i ka bërë thirrje autoriteteve që të lejonte futjen e çiftit në Greqi, të cilët ndodhen prej 30 vitesh.

Të gjithë banorët janë të indinjuar nga veprimi i policisë greke, ndërsa kërkojnë që ndaj çiftit të bëhet një përjashtim. Gabrieli, humbi jetën duke lozur me biçikletë, pas një aksidenti tragjik kur përplasi kokën me një shkëmb, më 26 prill, ndërkohë që familja prej 20 vitesh jetonte në Greqi.

S'KA KOMENTE