Sherr mes disa te rinjeve ne Fier,policia ne kerkim te dy vellezerve

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Sheq i Madh”, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.

Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë teksa çonte në çerdhe fëmijën.

NGJARJA
Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP-18 punonjës policie janë paditur në Prokurori

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon shifrat e veprimtarisë së së përgjatë muajit nëntor të këtij viti.11 referime në Prokurori për 18 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 5 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

ARRESTUAR/NDALUAR NË FLAGRANCË

6 persona ( 1 punonjës policie dhe 5 shtetas)

EKZEKUTIM I VENDIMEVE PROKURORI/GJYKATË

“Pezullim i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”: 2 punonjës policie

 “Pezullim i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik” dhe “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”: 1 punonjës policie

“Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”: 1 shtetas

“Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”: 1 shtetas

10 INSPEKTIME TË PAPLANIFIKUARA

KOMISIONI DISIPLINOR

Për 1 punonjës policie është vendosur masë disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 6 muaj”.

Për 2 punonjës policie ka filluar hetim disiplinor për “Shkelje të rëndë”.

Për 1 punonjës policie është rekomanduar fillimi i hetimit për “Shkelje të lehtë” nga D.V.P Tiranë

Për 2 punonjës policie është vendosur “Pezullim i hetimit disiplinor” deri në përfundim të hetimit penal.

Për 8 punonjës policie është vendosur “Përfundim i hetimit disiplinor” pa shkelje administrative.

Për 1 punonjës policie është vendosur “Mosfillim i hetimit disiplinor”, pasi nuk konstatohet shkelje administrative.

ANKESAT

153 ANKESA TË TRAJTUARA

14 raste, ankesat të drejta

108 raste, ankesat të pabazuara

29 raste, ankesat nuk provohen

2 raste, ankesa si procedim penal

136 ANKESA TË ADMINISTRUARA

295 TELEFONATA

107 brenda AMP

72 jashtë AMP

116 dhënë informacioni

TABELA/ AMP bën bilancin e nëntorit: 18 punonjës policie

Makina del nga rruga dhe permbyset, plagoset shoferi

Aksident në Berat. Ngjarja ndodhi afër Qendrës ‘Lira’ në orën 06:45. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tip Ford Focus dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të lagështisë në rrugë.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje grupi i shërbimit me 2 mjete zjarrfikëse, që bën të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit dhe një pasagjere, që ndodhej në makinë.

Reshje shiu dhe dëbore në vend, temperaturat pësojnë rënie

Shqipëria

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Parashikohet që reshjet të jenë në sasi të pakta por ngricat në akset rrugore mbeten problematike në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë me vranësira, shira dhe dëborë të izoluar.

Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vranësirat e dendura do të dominojnë kushtet e motit në Kosovë përgjatë gjithë 24 orëshit, ku parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje dëbore. Pritet që reshjet e dëborës më të fokusuara të jenë në qytetet përgjatë kufirit Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Prezenca e lart e lagështirës, reshjet e dëborës si edhe temperaturat e ulëta do të sjellin problematikën e ngricave në akset rrugore në një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C deri në 7 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.

Vrau 14-vjeçaren në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në aeroportin e Turqisë autori kryesor i masakrës

Ljupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Për më shumë detaje Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit./Alsat

Rregjistrohen 4 të vdekur nga moti i keq me temperatura te uleta ne Gjermani

Gjermania numëron katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit për shkak të motit të keq.

Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e sipërfaqes rrugore shkakton vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve në autostrada.

Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut , ku pasagjerët vazhdojnë të vuajnë.

Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion pasi shiu “i ngrirë” e bëri atë shumë të rrëshqitshëm. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar.

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Württemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja ka mbetur i plagosur për vdekje.

Në aeroportin e Mynihut, i cili qëndroi i mbyllur në pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet janë pezulluar sërish sot për shkak të akullit, ndërsa orari i fluturimeve mbetet i kufizuar.

Përndiqte një vajzë prej muajsh, arrestohet autori 

Një person, që dyshohet se përndiqte një vajzë, është vënë në pranga në Tiranë.Shtetasi përndiqte të renë prej muajsh. Ai është arrestuar këtë mbrëmje, ndërkohë që pritet të nisë hetimi për ngjarjen nderkohe per ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshem ,Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e një shtetasi nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 në kryeqytet. Ky shtetas dyshohet se përndiqte prej muajsh një vajzë.

Balla shkruan se duhet ndaluar dhuna me bazë gjinore. Sipas tij përndjekja e një vazje është dhunë.

Është detyrë e policisë, thotë Balla, të marri masa dhe të rrisi vigjilencën për të mbrojtur gratë dhe vajzat.

Nga ana tjetër autorët duhen përndjekur, ndërsa viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar por i duhet dhënë mbështetje dhe të riintegrohen në shoqëri.

Postimi i Ballës:

STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE

 Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë.

 Ta përndjekësh është dhunë.

 Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë.

Përgëzoj Policinë e Shtetit  Komisariati i Policisë nr.6Tiranë, të cilët sapo kanë ndaluar një shtetas që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj. Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma.

Prandaj nuk duhet më #asnjëjustifikimpërdhunënndajgrave