Reshje shiu dhe dëbore në vend, temperaturat pësojnë rënie

Reshje shiu dhe dëbore në vend, temperaturat pësojnë rënie

70
SHPËRNDAJE

Shqipëria

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Parashikohet që reshjet të jenë në sasi të pakta por ngricat në akset rrugore mbeten problematike në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë me vranësira, shira dhe dëborë të izoluar.

Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vranësirat e dendura do të dominojnë kushtet e motit në Kosovë përgjatë gjithë 24 orëshit, ku parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje dëbore. Pritet që reshjet e dëborës më të fokusuara të jenë në qytetet përgjatë kufirit Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Prezenca e lart e lagështirës, reshjet e dëborës si edhe temperaturat e ulëta do të sjellin problematikën e ngricave në akset rrugore në një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C deri në 7 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.

S'KA KOMENTE