Shqiperia rrit importet per karburantet, birren dhe kafene

Shqiperia rrit importet per karburantet, birren dhe kafene

187
SHPËRNDAJE

Ardhja e sezonit veror ka rritur ndjeshëm importin e karburantit dhe të birrës, duke qenë se qytetarët shqiptarë lëvizin më shumë dhe konsumohet më shumë alkool. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,  gjatë periudhës Janar- Maj, ndër mallrat e akcizës, vihet re një rritje e ndjeshme e importit të karburanteve, birrë dhe kafesë, ndërsa me rënie të lehtë regjistrohet importi i cigareve

Të dhënat tregojnë se  kapërcimin më të madh  e ka importi i karburantit me rreth 14.4 mijë tonë, duke u regjistruar në afro 229 mijë tonë në 5 mujor.  Kjo lidhet me rënien e çmimit të karburanteve në treg dhe rritjen e konsumit nga ana e qytetarëve, të cilët një vit më parë u detyruan të kufizoheshin për shkak të vlerës rekord me të cilën u tregtua nafta dhe benzina.

Po ashtu rritje ka pasur edhe importi i birrës, në 17.3 milionë litra, nga 14.4 milionë litra që u importuan në të njëjtën periudhë të 2022. Rritja sasisë së ardhur nga jashtë të këtij produkti lidhet edhe me zgjerimin e hoteleve që ofrojnë shërbim all inclusive në vend.  Ndërsa sa i takon kafes, importi ka pasur një rritje të lehtë, ku janë blerë nga jashtë kufijve 3388 ton kafe apo 323 ton më shumë, ndërsa importi  cigares ka rënë me 63 ton.

Nëse do të analizojmë vetëm të dhënat për muajin Maj 2023, rezulton rritje e volumit të importit për karburantin me afro 10 mijë ton krahasuar me Maj 2022 dhe birrën me 1.1 milionë litra, dhe një rënie e lehtë për kafenë dhe cigaren Sa i takon kontributit të të ardhurave në buxhet, karburantet zënë vendin e parë me 21.5 për qind, të ndjekur nga importi i cigares me 11.9 për qind.

/ SCAN

S'KA KOMENTE