Abort sepse janë vajza/ Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë

Abort sepse janë vajza/ Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë

76
SHPËRNDAJE

Shqiperia renditet nder te parat vende ne Europe per abortin me baze gjinore dhe ne vendin e 11-te ne bote. Per te ndryshuar mentalitetin shqiptar , ne Fier eshte celur fushata kombetare ndergjegjesuese e titulluar” Tjeter here me vajze” me qellim minimizimin e fenomenit shqetesues te nderprerjes se shtatzanise per shkak te gjinise. Kjo praktike, deshmi e mentalitetit patriarkal , ka sjelle nje disbalance shqetesuese mes djemve e vajzave ne shoqeri ka pohuar , drejtuesja e agjensise se kombeve te bashkuara per shendetin dhe te drejtat seksuale e riprodhuese Manuela Bello teksa ka theksuar se shifrat jane tronditese pasi vetem per nje dekade vendit tone i mungojne 21 000 vajza.

Si pjese e fushates se aktivizimit te luftes me baze gjinore eshte celur edhe nje ekspozite me histori te prezumuara vajzash te cilat nuk kane ardhur ne jete per shkak se prinderit kane vendosur ti abortojne.
Fotografja Kristina Culaj i ka sjelle mesazhet sensibilizuese mjeshterisht permes artit e fotografise duke i dhene nje tjeter qasje emocionuese fushates ndergjegjesuese.


Aborti me baze gjinore eshte dukuri e perhapur ne disa vende te botes, ku femijet me gjini mashkullore vleresohen me shume se femrat. .

S'KA KOMENTE