Reagon Ahmetaj nga arratia pas kontrollit në banesë dhe sekuestrimi i 4...

Reagon Ahmetaj nga arratia pas kontrollit në banesë dhe sekuestrimi i 4 apartamenteve

423
SHPËRNDAJE


Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia. 

Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj ka thyer heshtjen.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hapej rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmteaj, ndërsa maxhoranca dhe opozita u bënë bashkë dhe mbështetën kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë, Ahmteaj nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa është konfirmuar nga avokatët e tij se është në Angli.

REAGIMI I AHMETAJT
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të oinceneratorëve ….

Në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv-kryeminsitrit Arben Ahmetaj, GJKKO ka firmosur disa urdhër-kontrolle në 4 banesat e ish-ministrit Arben Ahmetajdhe familjarëve të tij.

Mesohet se deri më tani janë përfunduar kërkimet në një banesë në Tiranë dhe në Durrës në pronësi të Ahmetaj dhe të familjarëve të tij por që deri më tani nuk është arritur të sigurohet asnjë provë.

Ndër të tjera thuhet se nga ky kontroll në banesat e tij nuk është gjetur asnjë dokument që mund të ndihmojnë në thellimin e mëtejshëm të drejtësisë ndaj tij.Ndaj ish ministrit është kërkuar në fillim heqja e imunitetit nga Kuvendi dhe më pas është vendosur dhe kontrolli i pronave të tij

S'KA KOMENTE