Rihapet dosja e vrasjeve të Tropojës? Motra e Fatmir Haklajt mbërrin në...

Rihapet dosja e vrasjeve të Tropojës? Motra e Fatmir Haklajt mbërrin në SPAK

245
SHPËRNDAJE

Motra e Fatmir Haklajt, Aishe Haklaj është paraqitur pranë ambiemteve të strukturës antikorropsion, SPAK, 1 orë më parë.

Burime për Fax News konfirmojnë se Haklaj ka qenë e shoqëruar me avokatin Idajet Beqiri, por, në ambientet e Prokuroisë së Psaçme ka hyrë e vetme.

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambuenteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Ajshe Haklaj, kanë  çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Kujtojmë se në 2021 ajo erdhi në Shqipëri për të denoncuar Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo tha se ka prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë se Berisha është organizatori dhe vrasësi i vëllezërve Haklaj.

“Unë kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK. Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut. Për vrasjet e familjarëve tanë. Po, për vrasjet e katër vëllezërve. Ne kemi prova, kemi fakte, kemi dëshmitarë që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi, organizatori, ideatori dhe vrasësi, pavarësisht se me duart e kujt i ka vrarë vëllezërit tanë”, u shpreh Aishe Haklaj para tre vitesh për mediat.

S'KA KOMENTE