Greqi -25 vjecari hyn me një bidon benzinë ne spital dhe kërcënon...

Greqi -25 vjecari hyn me një bidon benzinë ne spital dhe kërcënon mjekët se do t’i djegë

227
SHPËRNDAJE

Terror në spitalin e Korinthit, kur një 25 vjeçar hyri me një bidon benzinë ​​duke kërcënuar mjekët. Mjekët dhe infermierët që më parë e kishin ekzaminuar të riun, u përpoqën ta bindin që të linte bidonin, por ai vazhdoi t’i kërcënonte.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, 25 vjeçari është larguar me vrap. Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Korinthit, Chrysovalantis Mellos, tha se 25 vjeçari shkaktoi kaos pasi në urgjencë kishte shumë njerëz.

Siç ka deklaruar ai, pa ndihmën e pacientëve të tjerë, të cilët kanë marrë edhe kërcënime, situata nuk mund të shpëtohej

S'KA KOMENTE