Bleu një bombol heliumi dhe përfundoi në spital, policia shpall në kërkim...

Bleu një bombol heliumi dhe përfundoi në spital, policia shpall në kërkim shitësin

79
SHPËRNDAJE

Goditet një rast i tregtimit të bombolave me lëndë kimike helium, të kontrabanduara. Shpallet në kërkim një 23-vjeçar që i shiti një bombol me lëndë kimike helium një 28-vjeçareje, në tabakinon e tij, e cila pas konsumimit të kësaj lënde është dërguar në spital. 

Procedohet në gjendje të lirë një 53-vjeçar, shitës në këtë tabakino. 

Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike helium. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, bazuar dhe në kallëzimin e depozituar nga një shtetas, se në një tabakino në afërsi të stadiumit “Air Albania”, vajza e tij kishte blerë një bombol me lëndë kimike helium, dhe pas konsumimit të saj ishte dërguar në spital, menjëherë kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë. 

Si rezultat, gjatë kontrollit në tabakinon e shtetasit K. K., 23 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 bombola me lëndë kimike helium. 

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 53 vjeç, shitës në tabakino, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. K., 23 vjeç, pronari i tabakinos. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE