Kjo është nëna e zhdukur me tre fëmijët në Shkodër, njëri prej...

Kjo është nëna e zhdukur me tre fëmijët në Shkodër, njëri prej tyre u gjet i mbytur me shenja në fytyrë

236
SHPËRNDAJE

Kjo është Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj, të raportuar të zhdukur prej tre ditësh. Njëri prej fëmijëve është gjetur i pajetë në lumin Buna nga një peshkatar. Sipas informacioneve, fëmija ka shenja dëmtimi në pjesën e fytyrës. Ndërkohë, dyshohet që edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të kenë humbur jetën.

Polumbarët e forcave RENEA po bëjnë kërkime për trupat e tre personave të tjerë ndërkohë që policia ka ndaluar bashkëshortin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Janë ende të paqarta arsyet e ngjarjes ndërsa po merren në pyetje familjarë

S'KA KOMENTE