Plagoset me thikë 37-vjeçari në Vlorë, arrestohet kunati i tij

Plagoset me thikë 37-vjeçari në Vlorë, arrestohet kunati i tij

277
SHPËRNDAJE

Plagoset me thikë një 37-vjeçar në Vlorë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Rigert Dine. Nga të dhënat paraprake, raportohet se Dine është goditur me thikë në këmbë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Autor i ngjarjes dyshohet se është kunati i tij, Gëzim Koçiaj, i cili arrestuar por qe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE