Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti, temperatura deri në 43 gradë

Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti, temperatura deri në 43 gradë

54
SHPËRNDAJE

Sipas MeteoAlb: Dita e shtunë, do të shënojë vlerat më të larta të kesaj vale ku maksimumi pritet në qarqet Berat dhe Gjirokastër deri në 43 gradë C. Ndërkohë, moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin. Përjashtuar; vranësira të lehta e kalimtare të cilat si filllim do të shfaqen në zonat malore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten sërisht të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.

S'KA KOMENTE