Arrestohet 20 vjecari ne Fier pasi ne lokalin e tij organizonte lojera...

Arrestohet 20 vjecari ne Fier pasi ne lokalin e tij organizonte lojera te fatit

599
SHPËRNDAJE

Fier

Kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në praga 20-vjeçari.

20-vjeçari u kap në flagrancë, me disa llogari aktive në 2 celularë, për vënien e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, për të verifikuar zbatimin e ligjit, si dhe të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi J. H., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e marrë me qira, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, me disa llogari aktive në 2 celularët e tij, për vënien e basteve sportive.

2 celularët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE