Trafik droge Shqipëri-Greqi/ Bie në pranga shqiptari, në kërkim dy të tjerë

Trafik droge Shqipëri-Greqi/ Bie në pranga shqiptari, në kërkim dy të tjerë

167
SHPËRNDAJE

Policia greke ka sekuestruar 67 kilogramë kanabis në aksin rrugor që lidh Igumenicën me Artën në zonën e Epirit në Greqinë Veriore.

Sipas policisë helene në pranga është vënë një shtetas grek me origjinë nga Saranda, ndërsa në kërkim janë vënë edhe dy shtetas të tjerë, emrat dhe kombësia e të cilëve nuk bëhen publike.

Policia thotë se ishte në dijeni për trafikimin e kësaj ngarkese me narkotikë, ndaj edhe e kishte vënë në monitorim automjetin e nisur nga kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë.I arrestuari u dërgua në Gjykatën e Artës e cila e la në paraburgim deri në përfundim të hetimeve kurse automjeti, dy celularë dhe një sasi eurosh u sekuestruan.

S'KA KOMENTE