NASA gati avionin supersonik-Londer-NewYork vetem ne 1 ore

NASA gati avionin supersonik-Londer-NewYork vetem ne 1 ore

138
SHPËRNDAJE

Fluturimi nga Londra në Nju Jork mund të zgjasë deri në 1 orë e gjysmë, një distancë aq e largët për pasagjerët mund të zgjasë sa një film.

NASA njoftoi këtë javë se është duke eksploruar plane biznesi për udhëtime supersonike të pasagjerëve. Plani i konsideruar nga agjencia hapësinore amerikane ka të bëjë me një avion supersonik që do fluturojë me shpejtësi 2 – 4 Mach (nga 2454 në 4900 km/h).

Kjo është dyfishi i shpejtësisë së një avioni luftarak F/A-18 që mund të arrijë 1915 km/h (1.8 Mach), raporton botimi britanik.

Sipas NASA-s, divizioni AAVP që merret me zhvillimin e avionëve të avancuar së shpejti do të kalojë në fazën tjetër të kërkimit për udhëtimin ajror me shpejtësi të lartë.

Pritet vetëm nënshkrimi i dy kontratave 12-mujore me kompanitë që do të marrin përsipër të krijojnë teknologjinë për këtë sipërmarrje.

Boeing kryeson grupin e parë, me partnerë duke përfshirë Exosonic, GE Aerospace, Georgia Tech Aerospace Systems Design Laboratory, Rolls-Royce North American Technologies dhe kompani të tjera.

S'KA KOMENTE