Shpërthim i fuqishëm ne Pirea te Greqise

Shpërthim i fuqishëm ne Pirea te Greqise

326
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orët e para të së mërkurës, në një dyqan këpucësh në qendër të Pireut. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur lëndën plasëse hyrjes së dyqanit dhe më pas janë larguar.

Mbi dyqanin ku ishte vendosur lënda shpërthyese janë zyrat e kompanive të transportit detar dhe zyrat e avokatisë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale si në ndërtesat ngjitur ashtu edhe në një rreze prej rreth 300 metrash.Pronari i dyqanit që u shkatërrua plotësisht duke folur për ERT tha: “Dëmi është i madh dhe shkatërrimi është i madh. E dëgjova shpërthimin, por nuk e imagjinoja se do të ishte aq i fortë. Ka kamera, nuk e di se cili është objektivi. Në zonë ka zyra dhe dyqane”. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që vijojnë hetimet.

S'KA KOMENTE