Stina e veres ka sjelle pervec temperaturave te larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.Vetem gjate javes se fundit ne spitalin Rajonal ne Fier jane paraqitur 10 raste , 4 persona jane pickuar nga merimanga se zeze dhe 6 prej zvarranikeve( gjarperi dhe neperka)
Sipas mjekut toksikolog Lulezim Banushaj ne spitalin Rajonal Fier rastet ne fjale kane ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermeret ne kete periudhe jane te ekspozuar per shkak te puneve ne bujqesi. Sipas bluzave te bardha te gjithe personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kane shpetuar rrezikut nga vdekja
Mjeku toksikolog ka shpjeguar se ne kete periudhe helmi i zvarranikeve dhe insteketeve eshte shume i koncentruar dhe viktimat e tyre jane te rrezikuar
Mjeku toksikolog ka drejtuar keshilla per te gjithe fermeret per te pasur kujdes ne punet ne bujqesi pasi kjo periudhe me ngrohjen e temperaturave shenon edhe sulmet e zvarranikeve dhe insekteve.NEOALB