Vazhdon zjarri gjigand në pikën e skrapit Kurum, 

Vazhdon zjarri gjigand në pikën e skrapit Kurum, 

123
SHPËRNDAJE

Drejtuesi teknik  i sigurisë së Jashtme në Kurum, Merkur Çipi ka folur për zjarrin që ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit në Elbasan.

Ai është shprehur se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se zjarrfikësit janë angazhuar për ta vënë në kontroll të plotë.

“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi. Mendoj që kjo është një ngjarje aksidentale dhe një fatkeqësi për të gjithë ne. Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. Tymi sigurisht është i dëmshëm, por është aksidentale, dhe është hera e  parë që ndodh një gjë e tillë. Një shpërthim nga një bombol gazi ka dhënë një shkëndijë duke sjellë shpërthim në një depozitë tjetër skrapi”, ka treguar ai.

S'KA KOMENTE