Ka nisur vjelja dhe perpunimi i ullirit per prodhimin e vajit ne Roskovec.
Prodhimi i ullirit dhe sasia e vajit kete vit eshte gati 40 % me e ulet nga viti i kaluar por cmimi,parashikohet se do jete me i larte. Fermeret dhe perpunuesit ne Roskovec drejt markimit te vajit prodhuar ne kete zone
Fabrikat perpunuese ne Roskovec kane nisur grumbullimin e ullirit dhe prodhimin e vajit te ullirit
Fermere dhe perpunues jane shprehur se cmimi do jete me i larte duke i favorizuar kete vit edhe pse prodhimi ne sasi eshte me i ulet. Agim Hyska nga Vlosh i Roskovecit ,eshte fermer qe kultivon prej vitesh ullirin dhe zoteron 4000 rrenje ullinj
-“Prodhimi kete vit esht pergjysmuar nga viti i meparshem por megjithate edhe sivjet jemi te kenaqur pasi keshtu e ka ulliri – dy tre vjet jep sasi dhe nje vit jep me pak”-
Agim Hyska zoteron edhe nje fabrike vaji qe perpunon jo vetem ullinjt qe zoteron vet,por edhe te fermereve te zones. Agimi eshte shprehur se vitin e kaluar ka prodhuar nje sasi prej 6 ton vaj ulliri .Kete viti prodhimi eshte aferisht sa gjysma e vitit kaluar por megjithate ka cmim me te larte dhe per me teper tani eshte mundesia edhe per eksport.
Nebi Caushi eshte nje tjeter fermer ne Roskovec qe zoteron 5000 rrenje ullinj .Vitin e kaluar ka pasur nje superprodhim duke shkuar ne 140 ton ulliri kokerr prej te cilave fermeri perfitoj 17 ton vaj duke e shitur te gjithe sasine ne tregun vendas. Kete vit ka me pak prodhim por do
kete cmim te larte
Nisur edhe nga kerkesat ne rritje per vajin e prodhuar ne Roskovec perpunuesit e vajit synojne edhe markimim .
Qamil Kuka eshte anetari i shoqates se fermereve te ullirit dhe eshte edhe fermer qe ka ne zoterim 1000 rrenje ullinj me familjen e tij. Ai eshte shprehur se markimi , etiketimi dhe amballazhimi i vajit te ullirit prodhuar ne Roskovec do te beje jo vetem te njohur zonen per prodhimin e ullirit por fo ter rrise fuqishem edhe shitjen ne tregun vendas dhe te huaj
Pothuajse e gjithe zona Roskovec eshte e njohur per kultivimin e ullirit ne vendin tone Kjo zone ka nje fond prej 450 mije rrenje ullinje, apo te rreth 30% te terrenit kodrinor . Ne Roskovec kultura e ullirit siguron jetesen nga te ardhurat qe merren prej tregetimit te vajit dhe ullinjve te kesaj zone.