Rezultati i përgjithshëm! PS mbi 223 mijë vota në rang kombëtar, PD mbi 145 mijë. Edhe partitë e reja hyjnë në Kuvend. Ja si ndahen në mandate

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823 vota në total, ose 83 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike ka arritur të marrë 145.672 vota në rang kombëtar, ose 51 mandate. Në vendin e tretë është Partia Social-Demokrate, që ka arritur të marrë deri tashmë 16.240 vota ose 3 mandate.

Nisma Shqipëria bëhet ka marrë në rang vendi 14.587 vota ose 1 mandat. Partia Mundësia gjithashtu ka marrë 11.049 vota ose 1 mandat. Lëvizja Bashkë ka marrë në total 5255 vota ose 1 mandat në parlament.

Pezullohet numerimi ne Patos, Roskovec e Mallakaster

Në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër është ndërprerë numërimi në orën 8:00 tę męngjesit të sotęm për shkak të lodhjes sę numëruesve të cilët kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës. Sipas burimeve të informacionit në Bashkitë Roskovec dhe Mallakastër procesi do të rifillojë në orën 12:00 ndërsa në Patos në orën 15:00. Ndërkohë sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, Partia Socialiste rezulton fituese me një diferencë të thellë votash , 24 210 kundrejt 9667 të PD – ASHM .

SPAK, Ne FIER dokumentohet një rast i blerjes së votave, pranga autorit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

Procesi i numërimit në Fier, Balluku për projeksionet e PS: Deputeti i 10-të, i projektuar, presim të 11-in

Drejtuesja e PS e qarkut të Fierit, Belinda Balluku në një lidhje të drejtpërdrejtë per T/CH, komentoi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe projeksionet e Partisë Socialiste.Balluku qartësoi se procesi i numërimit në Fier po shkon mirë, ndërsa theksoi mandate I 10-të është I projektuar për t’u marrë, ndërsa pritet dhe ai I 11-të.

Procesi po shkon mirë. Janë hapur 4 kuti në të cilat në të gjitha PS është fituese. Ka një trend stabël dhe besoj se kështu do shkojë po kështu. Ka disa momente tensioni pasi është një fletë e re. S’dua të them që ka keqdashje, pro do them se janë pakëz të paqartë. Ka raste kur ka problematika që është votuar një parti, por kandidati është në subjekt tjetër. Shohim që ka fletë të pavlefshëm në fakt.Jam e detyruar të lëviz nga një KZAZ në tjetër, pushim nuk bëhet fjalë”.

Ne jemi të sigurt nga projeksionet që kemi. E kemi deputetin e 10-të. Nga an tjetër duke pasur parasysh diasporës kemi shumë pritshmëri për deputetin e 11-të.

Kemi ndërmarrë hapa, kemi parë kandidatët e PD të shfaqen në qendrat e votimit, të futen Brenda, të bëjnë presion, faktet janë të filmuara, regjistruara, ka dhe dëshmitarë.

Ne i krahasojmë me 2021, por presim të jemi edhe më mirë në përqindje.

Mandate i 10-të është i projektuar për t’u marrë, por ne shpresojmë edhe për të 11-të.”, u shpreh Balluku.

Numërohen 137 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon mbi 15 mijë vota

Ka nisur procesi i numërimit edhe në qarkun e VlorësDeri më tani janë numëruar 137 kuti nga 449 në total.

Partia që kryeson është Partia Socialiste, me 15432 vota.E dyta renditet koalicioni opozitar me 7370 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1553 vota.

Numërohen 100 kuti nga 587 në Fier, socialistët kryesojnë me afro 10 mijë vota ndaj opozitës

Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit.Deri më tani janë numëruar 100 nga 587 kuti.

Partia Socialiste kryeson me 16367 vota, ndërsa koalicioni opozitar 6500 vota.Vendin e tretë e mban Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 1110 vota.

Arrestime për krime zgjedhore në Fier, një person ndalohet me urdhër të SPAK për korrupsion

Një tjetër operacion i policisë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore ka çuar në arrestimin e Pandeli Bozhës, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është ndaluar me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha, i cili është babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Tom Doshi, dyshohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor.

KQZ jep shifrat zyrtare/ Ja sa përqind votuan në gjithë Shqipërinë

Votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bërë zyrtare të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në mbarë vendin. Kanë marrë pjesë në zgjedhje 42.16 përqind e votuesve me të drejtë vote.

Sipas KQZ, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.10 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 46.15 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora.

1

Pjesëmarrje shumë e madhe e votuesve në Diasporë ndërkohë, me 79.24%

2