I “zhdukur”per disa ditë Gazmend Bardhi reagon per humbjen ne FIER

Pas disa ditësh zhdukjeje, për shkak të humbjes katastrofike në zgjedhje, kryesisht në qarkun e Fierit ku ishte drejtues politik i PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

Bardhi shfaqet zemërthyer në status, ku ndër të tjera pranon humbjen në zgjedhje.

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

Numërohen ne FIER 521 nga 587 kuti/PS kryeson me mbi 50 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 521nga 587 kuti votimi që janë gjithsej.Socialistët kryesojnë në këto kuti me 86367 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar vetëm 35193 vota.

E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate.

Përfundon procesi i numërimit në Mallakastër, PS fituese

Përfundon procesi i numërimit në Mallakastër. 

Pas numërimit të 49 kutive ne KZAZ-së, PS siguroi 8980 vota dhe PD vetëm 2255 vota, ose një diferencë me rreth 7 mijë vota.

Ndoshta një nga rezultatet më të dobëta të demokratëve në rang rrethi. Pas mbarimit të procesit, dhjetëra mbështetës kanë festuar me brohorima dhe hedhje fishekzjarrësh, e kthyer në traditë tashmë në këto zgjedhje.

Mbyllet numërimi në Divjakë/ PS fiton bindshëm 

PS fiton bindshëm me një diferencë mbi 6 mijë vota ndaj PD në Divjakë

Rezultatet:

PS 10.427 vota

PD 3.882 vota

Shqiperia Behet 906 vota

Mundesia 231 vota

Koalicioni Djathtas per Zhvillim 149 vota

Levizja Bashke 137 vota

PSD 102 vota

AKSH 90 vota

Koalicioni Euroatlantik 90 vota

Levizja Atdheu 26 vota

Aleanca Demokracia e Re 11 vota

PS fiton me diferencë edhe nga vota e Diasporës

Partia Socialiste udhëheq edhe më bindshëm në votat e Diasporës, teksa janë numëruar 13422 zarfe nga 194889. Sipas rezultateve të KQZ-së, PS ka siguruar 7453 vota në total.

Ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 3672 vota. Diferenca mes palëve është rreth 3781 vota. Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 1144 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 403 vota.

Diaspora

E përkthyer në përqindje, PS dominon me rreth 56%, ndjek PD me 27.5%, ndërkohë forcë e tretë dhe me një përqindje të madhe krahasur me votat brenda është Nisma Shqipëria Bëhet me rreth 8.6%.

PS përtej parashikimeve ne FIER, drejt mandatit të 12

PS vijon të thellojë mandatin në qarkun e Fierit, qarku i dytë më i madh në vend për nga numri i deputetëve që do të dërgojë në parlament, pas Tiranës.

Në 266 qendra votimi në numëruara, PS ka siguruar deri më tani 44083 vota, ose 63.75 %.Projeksion që nëse përkthehet në mandate i jep PS në këtë qark 12 deputetë në parlamentin e ri.

Ndërkohë PD zbret në 4 mandate deputetësh, me 17081 vota të numëruara deri më tani ose, 24.07%

Reuters për zgjedhjet ne Shqiperi:”Rama drejt mandatit të katërt”

Reuters i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në rrugën e duhur për një mandat të katërt, ndërsa rezultatet e paraprake treguan se Partia e tij Socialiste kryesonte ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare të së dielës”, nis artikulli i medias së huaj.

Partia Socialiste fitoi 53% të votave me 30% të fletëvotimeve të numëruara, treguan rezultatet nga komisioni zgjedhor, shumë përpara Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berishë, e cila mori 34%.

Rama, në pushtet që nga viti 2013, është favoriti për të fituar, i mbështetur pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit.

Nëse epërsia mbetet, kjo do t’i japë Ramës edhe katër vjet kohë për të vazhduar misionin e tij për ta sjellë vendin ballkanik në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim rreth të cilit ai e përqendroi fushatën e tij, por që ekspertët e besojnë se është tepër optimist.

Kjo do të provonte gjithashtu popullaritetin e Ramës në vend pas një mandati të tretë të trazuar që pati trazira për shkak të një goditjeje të perceptuar ndaj opozitës, përfshirë Berishën, dhe një sërë skandalesh korrupsioni .

“Fituesi është ai që pritej”, tha pensionisti Haxhi Koleci. “Ata bënë një punë të mirë deri më tani, ne kemi ecur shumë përpara nga vendi ku ishim në vitin 2013.”

Rreth 200,000 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan të dielën, hera e parë që diaspora është përfshirë në proces. Rezultatet e plota priten të hënën ose të martën.

OSBE për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Proces konkurrues, por i zhvilluar në një klimë të polarizuar

Përfaqësuesja e OSBE-së deklaroi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik.

Kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik. OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik. Procesi zgjedhor në përgjithësi ishte i qetë, me disa incidente të izoluara.

Përfaqësuesja e OSBE: Qytetarët janë “zemra” e procesit zgjedhor. Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha.