Në Fieri deri në këto momente janë administruar rreth 50 % e kutive te votimit ne KZAZ

Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, komisionerët në bazë të kodit elektoral kanë mbyllur kutitë dhe qëndrat e votimit , dhe nën mbikqyrjen e forcave të policisë i kanë shoqëruar pranë KZAZ- ve. Në qarkun e Fierit deri në këto momente janë administruar rreth 50 % e kutive te votimit .

Në te tre KZAZ- të e qytetit vijon dorëzimi i tyre. Ne kzaz- ne nr 60 , kanë dorëzuar kutitë deri në këto momente kutitëb, 40 qendra votimi , ne kzaz- ne 59 , mbi 40 dhe ne kzaz- ne nr 58 jane dorezuar 30 kuti

Ne Roskovec nga 39 qendra votimi kanë dorezuar kutitë rreth 30 prej tyre ndërsa në Mallakaster jane dorezuar te gjitha, ndërkohë që edhe në Patos ka përfunduar doręzimi i kutive dhe pritet që për një orë të fillojë procesi i numërimit përfshirë edhe votat e të burgosurve në burgun e Fierit. Ndërkohë procesi po monitorohet edhe nga vëzhgues të OSBE- ODIHR.

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 17:00

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 38.44% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë në këtë orë përqindja ishte 35.07%, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 16 ka qenë 43.89%.

Ambasadori i BE ,Gonzato,takim në Prokurorinë Fier me prokurorët e SPAK

Sot më 11.05.2025, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, SH.T.Z. Silvio Gonzato, zhvilloi një takim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe prokurorët e Seksionit të Posaçëm për Zgjedhjet të Prokurorisë Fier.  

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm tërasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit ne Topoje ,Fier: Kishte parregullsi dhe u largova

Në mesditë sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, ka marrë edhe vulën me vete duke bllokuar procesin e votimit. Pas disa momentesh tensioni, në një intervistë për T/CH ,sekretari tregon se u udhëzua nga strukturat e PD që përfaqëson në komision për të vepruar në atë formë.

“Kishte votime familjare, patronazhistë ndaj u largova, mora udhëzimin e strukturave”-tha ai.

Pas konfliktit në QV, nipërit e 63-vjeçarit i shkojnë në shtëpi komisionerit, i rrahin gruan dhe djalin

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali). 

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

Kandidatja e PD në Qarkun Fier është futur në qendrën e votimi

Një situatë e paprecedentë është konstatuar në Fier. Silva Hasaj, kandidate e PD në Qarkun Fier është futur në qendrën e votimi, ka takuar njerëz dhe po u bën presion komisionerëve, ndërkohë që është votuese në Tiranë. ajo duket që takohet me disa qytetarë jashtë ambienteve të QV.

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Në Karbunarë raportojne se ka problematikë, kandidati i PD, Gent Çela ka bllokuar me makinë QV.Aty ku është bllokuar rruga nga kandidati i PD Gent Çela, është nisur edhe policia.

Policia është njoftuar se ka persona me lista jashtë qendrës së votimit në Karbunarë.Siç e parashikon ligji është kërkuar marrja e një vendimi nga komisioni që policia të ndërhyjë.

Kjo nuk është bërë dhe policia është larguar.

Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit


‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’
, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin eProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. dukefotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestuashtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.