Fier-Prangosen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit S. G., 23 vjeç, banues në fshatin Havaleas dhe B. G., 44 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 17 vjeç dhe 15 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, të papajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. I., 28 vjeç, banues në fshatin Zhamë dhe A. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike, përkatësisht kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. M., 63 vjeç, se 60-vjeçari e ka penguar të zhvillojë aktivitetin e tij ekonomik, për marrjen e materialeve të ndërtimit, në fshatin Kasnicë, me pretendimin se zona rërëmbajtëse është pronë e tij. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Bukë misri dhe kos me vete në Kuvend, Korreshi: Kaq mund të hanë pensionistët

Saimir Korreshi nuk erdhi “duarbosh” as këtë herë në seancë plenare në Kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike kishte sjellë bukë mistri dhe kos me vete, duke treguar sipas tij të vetmet ushqime që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët.

“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike”-tha Korreshi para gazetarëve.

Deputeti njihet për “revolta” të tilla në kuvend duke sjellë me vete shalqi me kastravec, produktet e shportës apo grurë. Herën e fundit, Korreshi kishte sjellë me vete brisqe, pasi sipas tij qeveria nuk e rr*an për qytetarët.

Ç’po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lekë dhe shitet me 99.7 lekë.

Monedha evropiane Euro blihet me 105.8 lekë dhe shitet 106.6 lekë.Paundi britanik blihet me 121.6 lekë dhe shitet me 122.6 lekë.Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.4 lekë, ndërsa në shitje me 74.9 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Ç'po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten

Kati i dhjetë i një pallati përfshihet në flakë, evakuohen banorët

Kati i dhjetë i një pallati në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar. Autoritetet reaguan në kohë duke bërë të mundur menjëherë evakuimin e banorëve, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime nga zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4, pranë stacionit të trenit. Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit në kohë duke izoluar përhapjen e flakëve

Sakaq, rupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon

Një i punësuar me pagë ë Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.

Të dhënat e tjera të Euostat, që matin orët e punës për shtetet e Europës dhe disa vende të tjera të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit.

Sipas Eurostat, një europian punoi mesatarisht 37.5 orë në javë në vitin 2022, ose 6.2 orë më pak (pothuajse një ditë pune), sesa një shqiptar.

Pas shqiptarëve, më gjatë punojnë serbët me 43.3 orë. Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2020, ku mesatarja ishte 40.9 orë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, java e zakonshme e punës për personat e moshës 20-64 vjeç në BE ishte mesatarisht 37.5 orë. Eurostat thekson se janë të dukshme dallime të rëndësishme midis vendeve të BE-së. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (41.0 orë), Poloni (40.4), Rumani dhe Bullgari (40.2 të dyja). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (33.2 orë), e ndjekur nga Gjermania (35.3) dhe Danimarka (35.4).

Femrat në Shqipëri punojnë 7.8 orë më shumë se në Bashkimin Europian

Në Shqipëri, sipas INSTAT, meshkujt punojnë mesatarisht 44.8 orë pune në javë dhe femrat 42.5 orë.

Diferenca më e lartë mes orëve të punës mes të punësuarve në Shqipëri dhe atyre në Bashkimin Europian është tek femrat. Gratë në Europë duket se janë më të privilegjuara se ato në Shqipëri, teksa punojnë më pak orë dhe si rrjedhojë kanë më shumë kohë të lirë që të merren me familjet e fëmijët.

Femrat në Bashkimin Europian punojnë mesatarisht 34.7 orë në javë, sipas Eurostat. Sipas INSTAT, në Shqipëri gratë punojnë 42.5 orë në javë, ose 7.8 orë më shumë sesa në Bashkimin Europian. Në Gjermani, gratë punojnë vetëm 31.2 orë në javë, ndërsa në Holandë, që ka nivelin më të ulët në Europë, java e punës zgjat vetëm 28.5 orë.

Sipas Eurostat, meshkujt punojnë mesatarisht 39.9 orë për mesataren e Bashkimit Europian, ku më e ulëta është në Holandë (37.4) dhe më e larta në Islandë (42.2). Diferenca në orët e punës mes meshkujve në Shqipëri dhe mesataren e BE-së është 4.9 orë, shumë më e ulët se ajo e femrave.

Më shumë punë, por më pak para

Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto), sipas të dhënave nga institutet statistikore përkatëse.

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë. Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare ishte 832 euro në fund të 2022, në Mal të Zi 900 euro, në Bosnjë 934 euro.

Ndërsa në shtetet e tjera të Europës paga mesatare janë mbi një mijë euro në muaj.


Numri mesatar i orëve të punës në një javë, 2022 ]

Albania

43.7

Serbia

43.3

Greece

41

North Macedonia (2020)

40.9

Poland

40.4

Bulgaria

40.2

Romania

40.2

Portugal

39.9

Czechia

39.8

Croatia

39.6

Hungary

39.6

Slovenia

39.6

Slovakia

39.6

Cyprus

39.5

Lithuania

39.2

Malta

39.1

Latvia

39

Iceland

39

Sweden

38.9

Luxembourg

38.1

Estonia

38

Spain

37.8

European Union – 27 countries (from 2020)

37.5

France

37.4

Italy

37.4

Belgium

36.9

Ireland

36.9

Finland

36.2

Austria

36

Switzerland

36

Norway

35.5

Denmark

35.4

Germany

35.3

Netherlands

33.2

Chart: REVISTA MONITOR ,Eurostat, INSTAT për Shqipërinë

Dalin fotot, ja kush janë autori dhe polici i plagosur në Tiranë

Janë publikuar fotot e efektivit të policës, Edlir Alleshi i cili mbeti i plagosur në Tiranë dhe autorit Klered Bozhani.

Kujtojmë se një patrullë e forcave “Shqiponja” në Tiranë është sulmuar me armë zjarri. Mësohet se efektivët kanë qenë në ndjekje të Klered Bozhani, por janë përballur me reagim nga ana e tij. Ai ka hapur zjarr ndaj policëve duke plagosur efektvin Edlir Alleshi. 

Ngjarja ka ndodhur te spitali i Pediatrisë. Policisë është dërguar me urgjencë te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba në bark dhe po i nënshtrohet një operacioni. 

Autori ka arritur të largohet, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë një numër i madh forcash të policisë së kryeqytetit.

Identifikohet autori i plagosjes ndaj efektivit të policisë

Personi i dyshuar për plagosjen ndaj efektivit të Shqiponjave është Klered Bozhani, 42 vjeç.

 Ja kush është efektivi i plagosur sot me arme teksa ndiqte një të dyshuar

Edlir Alleshi është efektivi i repartit “Shqiponja”, i cili u plagos me armë zjarri pasditen e sotme teksa ndiqte një të dyshuar për armëmbajtje.

Alleshi u plagos me një plumb në bark nga autori pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet.

Sakaq, në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.