Irani nuk lejon mbikëqyrësit ndërkombëtarë të inspektojnë centralet e saj bërthamore

Autoriteti mbikëqyrës kushtetues i Iranit ka miratuar zyrtarisht një projektligj që urdhëron pezullimin e bashkëpunimit me organin mbikëqyrës global bërthamor, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Projektligji u ndalon inspektorëve të IAEA-s të hyjnë në vendet bërthamore iraniane derisa të përmbushen kushte specifike. Këto kushte përfshijnë njohjen e të drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit sipas Nenit 4 të Traktatit të Mospërhapjes.

Projektligji është miratuar tashmë nga parlamenti i Iranit dhe ky miratim nga Këshilli i Rojës – një organ klerikësh dhe juristësh – do të thotë se ai është zyrtarisht një ligj tani.

Autoriteti përfundimtar, duke përfshirë mënyrën dhe kohën kur do të zbatohet, i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe udhëheqësit suprem të Iranit.

5 centrale diellore kane marre miratim te ndertohen ne Fier e Kolonje.

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 62 MW në fshatin Taç Lartë të Bashkisë Kolonjë. Projekti do të zbatohet nga kompania “Fortis Energy and Construction” dhe nuk është objekt koncesioni apo përfitues i masave mbështetëse nga shteti. Kjo do të thotë se nuk e ka të garantuar blerjen e energjisë nga shteti, s’ka lehtësime që lidhen me marrjen e lejeve apo lidhjen me rrjetin elektrik.

Vendimi parashikon që impianti të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve, ndërsa afati i operimit do të jetë 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të mbikëqyrin projektin çdo tre muaj, për të verifikuar përputhshmërinë me planin dhe standardet teknike.

Shoqëria ndërtuese do të japë çdo vit 2% të energjisë së prodhuar falas për shtetin, ose ekuivalentin në vlerë monetare. Po ashtu, ajo ka detyrimin të raportojë ecurinë e punimeve, si dhe të respektojë lejet mjedisore.

Ky nuk është projekti i parë që ka marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave këtë vit. Të dhënat publike flasin për të paktën 5 centrale të tjerë të mëdhënj që kanë marrë dakordësinë nga ekzekutivi, duke i lejuar të vazhdojnë me hapat e mëtejshëm për finalizimin e projekteve. Kryesisht centralet e miratuar parashikohet të zhvillohen në zonën e Fierit dhe Kolonjës.

SCAN/

Dollari bie në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros

Dollari ra në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros dhe frangës zvicerane të enjten, pasi shqetësimet për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së ulën besimin në qëndrueshmërinë e politikës monetare të vendit.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka luajtur me idenë e zëvendësimit të Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell deri në shtator ose tetor.

“Tregjet priten të acarohen nga çdo lëvizje e hershme për të emëruar pasardhësin e Powell, veçanërisht nëse vendimi duket i motivuar politikisht”, thonë ekonomistët.

“Lëvizja do të ngrinte pikëpyetje mbi cënimin e pavarësisë së Rezervës Federale dhe potencialisht do të dobësonte besueshmërinë. Kjo do të rikalibronte pritshmëritë e normës së interesit dhe të shkaktonte rivlerësim të pozicionimit të dollarit,” shpjegojnë ata.

Një ditë më parë, Trump vijoi të kritikonte Powell për mosuljen e ndjeshme të normave të interesit, ndërsa Kryetari i Rezervës Federale i tha Senatit se duhej treguar kujdes, pasi planet tarifore të Presidentit përbënin një rrezik për inflacionin.

Tregjet e kanë rritur mundësinë e një uljeje të normës në takimin e ardhshëm të Rezervës Federale në korrik në 25%, nga vetëm 12% një javë më parë, si dhe po parashikojnë ulje prej 64 pikësh bazë deri në fund të vitit, nga rreth 46 pikë bazë javën e kaluar.

Megjithatë, për momentin, dollari vazhdon të jetë nën presion, ndërsa euro fitoi 0.4% duke arritur 1.1710 dollarë, niveli më i lartë që nga shtatori 2021.

Euro ka qenë një përfitues i madh i kësaj situate, me investitorët që shpresojnë gjithashtu se investimet e reja masive në mbrojtjen dhe infrastrukturën evropiane do të nxisin rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin.

Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitë të papritur në Vlorë

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump janë rikthyer të vizitojnë Shqipërinë, duke shijuar fillimin e verës në bregdetin e Vlorës.

Vizita e çiftit Trump-Kushner, ndonëse e pazbuluar në mënyrë zyrtare, mendohet të jetë një kombinim mes pushimeve dhe interesave të mundshme të investimeve të lidhura me projektin e ishullit të Sazanit.

Fdghgfdhgfdhgfdhgfdh

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

Në një intervistë të dhënë për Bloomberg në mars 2024, Kushner e përshkroi Sazanin si “një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike në botë”, duke nënvizuar ambicien për të ndërtuar atje një resort.

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për parregullsitë në procesin zgjedhor, duke deklaruar se prokurorët e posaçëm kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh të banesave, zyrave dhe personave të dyshuar.

Sipas Dumanit, janë ekzekutuar 20 vendime gjykate që lejuan kontrolle në ambiente të ndryshme, nga ku janë sekuestruar dokumente dhe prova të rëndësishme që pritet t’i shërbejnë procesit hetimor.

Janë ushtruar disa kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera. Janë sekuestruar prova të rëndësishme. Por sfidat nuk mungojnë. Kallëzimet e depozituara nga partitë politike në SPAK kanë qenë të paplota dhe të pamjaftueshme për të ndërtuar një hetim të plotë,” u shpreh Dumani.Ai theksoi nevojën për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe mbështetje për denoncimet publike, përmes fushatave informuese dhe garantimit të mbrojtjes ligjore për dëshmitarët.

Celibashi për 11 majin: Rama dhe Berisha, fushatë me sulme personale

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij në eventin “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Celibashi u shpreh se në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 11 majit ka pasur problematika.

Në një analizë të fushatës, Celibashi ka deklaruar se liderët e dy partive kryesore në vend bënë një fushatë të ashpër me retorikë që kulmonte me sulme personale.

Më tej ai u ndal në raportin e OSBE- ODIHR, ku tha se vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor në fushatë në avantazh të mazhorancës.

“Askush nuk konteston gjetjet e OSBE-ODIHR. Kjo e bën më të lehtë dhënien e gjykimeve të drejta të procesit zgjedhor. Dhe pse partitë kanë lexime të ndryshme të të njëjtave gjetje. Nisur nga vlerësimet dhe gjetjet paraprake për zgjedhjet e 11 majit duhet të pranojmë se kemi akoma probleme.
Duhet të heqim mundësinë për të vënë në diskutim integritetin e procesit zgjedhor. Duhet një reformë reale gjithëpërfshirëse. Mazhoranca shpresoj mos të jetë pengesë për të pasur konsensus në lidhje me atë se çfarë duhet të përmirësojmë në procesin zgjedhor në Shqipëri”, tha ai.

Nis projekti për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore

Një projekt i paprecedent shkencor për krijimin e ADN-së njerëzore nga e para ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar, duke hapur një kapitull të ri në biologjinë sintetike dhe mjekësinë gjenetike.I financuar fillimisht me 10 milionë paund nga organizata bamirëse mjekësore Wellcome Trust, projekti synon të ndërtojë seksione të tëra të ADN-së sintetike me qëllimin përfundimtar: krijimin e një kromozomi të plotë njerëzor.

Dr. Julian Sale nga Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh e quajti këtë “hapin gjigant të radhës” në biologji. “Po ndërtojmë qeliza rezistente ndaj sëmundjeve, që mund të përdoren për të rigjeneruar organe të dëmtuara si zemra apo mëlçia,” tha ai për BBC News.Megjithatë, projekti ka ngjallur shqetësime etike dhe morale të thella. Kritikët paralajmërojnë për rreziqet e krijimit të “njerëzve të përmirësuar” ose të armëve biologjike. Dr. Pat Thomas nga grupi Beyond GM theksoi se “shkenca mund të ripërdoret për qëllime të këqija, përfshirë edhe për luftë”.

Shkencëtarët sigurojnë se projekti do të kufizohet vetëm në laboratorë dhe nuk do të përdoret për të krijuar jetë artificiale. Por sipas Prof. Bill Earnshaw nga Universiteti i Edinburgut, “xhindi ka dalë nga shishja” dhe kontrolli i kësaj teknologjie mund të jetë i vështirë në të ardhmen.

Për të adresuar shqetësimet e publikut, një ekip i veçantë i shkencave sociale do të ndjekë projektin paralelisht, duke përfshirë mendimet e qytetarëve për ndikimin dhe etikën e kësaj teknologjie.

“Pyetja nuk është nëse kjo teknologji do të zhvillohet, por si dhe kur. Ne kemi zgjedhur ta udhëheqim zhvillimin në mënyrë të përgjegjshme,” tha Dr. Tom Collins nga Wellcome.

Ky projekt shënon një tjetër përvjetor historik – 25 vjet nga përfundimi i Projektit të Gjenomit Njerëzor – dhe sinjalizon fillimin e një epoke të re, ku njeriu mund të mos jetë më vetëm lexues i ADN-së, por edhe krijues i saj.

TikTok rikthehet në Shqipëri, ndalimi njëvjeçar bie pa zhurmë pas tre muajsh

Platforma TikTok është rikthyer zyrtarisht në Shqipëri, pas më shumë se tre muajsh nga vendimi i qeverisë për ta ndaluar për një periudhë njëvjeçare.

Qytetarët shqiptarë kanë raportuar sot se kanë akses të plotë në aplikacion, pa asnjë kufizim, siç ishte përpara datës 13 mars 2025 kur ndalimi hyri në fuqi.

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e përshkroi atëherë masën si një ndërhyrje të përkohshme për të vendosur kritere sigurie dhe rregulla për përdorimin e platformës në bashkëpunim me vetë kompaninë.

Vendimi pasoi konsultime të gjera me mbi 65 mijë prindër dhe mësues në më shumë se 1,300 takime në të gjithë vendin. Shtysa për nismën ishte edhe klima publike pas një ngjarjeje tragjike më 18 nëntor 2024, ku një fëmijë 9-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar – ndonëse më pas u konstatua se ngjarja nuk kishte lidhje direkte me TikTok.

Megjithatë, ndalimi rezultoi të ishte joefektiv. Shumica e përdoruesve arritën ta anashkalonin përmes përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN), çka çoi në një rritje rekord prej 1200% të përdorimit të VPN-ve vetëm në ditën e parë të ndalimit, sipas të dhënave të ProtonVPN. TikTok mbeti ndër aplikacionet më të përdorura, me rreth 1.53 milionë përdorues aktivë mbi moshën 18 vjeç në fund të vitit 2024.

Një analizë e Pikasa Analytics tregoi se ndalimi pati efekt minimal në përdorimin e platformës. U vu re një rënie modeste prej 3.3% në numrin e postimeve, ndërsa shikimet e videove u rritën me 14% në krahasim me javën para ndalimit.

Rikthimi i aksesit në TikTok ka ndodhur pa zhurmë e bujë dhe pa njoftim publik.

TikTok mbetet ndër platformat më të preferuara nga të rinjtë shqiptarë. Sipas të dhënave të Kepios, 35% e përdoruesve janë në moshën 12–25 vjeç, ndërsa audienca ndahet në 52.7% meshkuj dhe 47.3% femra.

Aplikacioni, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është subjekt debatesh të shumta në mbarë botën për ndikimin e tij tek të rinjtë dhe sigurinë e të dhënave.

/Monitor