Humb jetën një 30-vjeçar , i pl*gosur dhe vëllai i tij

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të shtëna me a*më në Memaliaj, dyshohet për të pl*gosur

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në mes të qytetit të Memaliajt, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që mbeten të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorëve dhe sqarimin e motiveve të kësaj përplasjeje me armë.

SPAK sekuestron pasuri mbi 40 mln euro, në hetim Agasi, Beqiraj dhe Karçanaj – lista e plotë e pronave

Sekuestrimi i pasurive të Agasit, Beqirajt e Karçanajt, SPAK njoftim zyrtar: Ja pronat e zbuluara me vlerë 40 mln euro

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Në ngarkim të personit nën hetim M. K:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetim E.A:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim E.B:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyreështë mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

Blegtoria në Fier në rënie: Një alarm i heshtur për ekonominë rurale

Qarku i Fierit ka qenë historikisht zemra e blegtorisë shqiptare. Me fusha të gjera, traditë të konsoliduar dhe një numër të lartë fermash familjare, ky qark ka mbajtur për vite me radhë peshën kryesore të prodhimit blegtoral në vend. Por sot, pas shifrave dhe raportimeve të fundit, tabloja që del është shqetësuese: bagëtitë po pakësohen, fermat po mbyllen dhe një sektor i tërë po tkurret në heshtje.

Të dhënat në nivel kombëtar tregojnë një rënie dramatike: numri i bagëtive në Shqipëri është përgjysmuar në rreth 15–20 vitet e fundit. Kjo nuk është thjesht statistikë — është një ndryshim strukturor që prek drejtpërdrejt edhe Fierin, si një nga qarqet më të rëndësishme blegtorale. Edhe pse vazhdon të mbetet ndër zonat me përqendrimin më të madh të bagëtive, trendi është i qartë: çdo vit ka më pak krerë, më pak ferma dhe më pak interes për këtë aktivitet.

Në terren, situata është edhe më e zymtë. Aty ku dikur çdo familje mbante bagëti, sot numërohen me gishtat e dorës. Fermat e vogla familjare — shtylla kurrizore e blegtorisë shqiptare — po zhduken gradualisht. Ato nuk po arrijnë të përballojnë kostot në rritje për ushqimin e bagëtive, ndërkohë që çmimi i qumështit dhe produkteve të tjera mbetet i ulët, shpeshherë i papërballueshëm për të mbuluar shpenzimet.

Ky është një paradoks i fortë: në një vend me potencial të madh bujqësor, prodhuesit po dorëzohen. Blegtori që deri dje siguronin jetesën nga kjo punë, sot po detyrohen ta braktisin atë. Disa shesin bagëtitë, të tjerë largohen nga vendi, ndërsa një pjesë e mirë thjesht heqin dorë, duke e lënë tokën dhe traditën pas.

Arsyet janë të njohura dhe të përsëritura: mungesë subvencionesh efektive, politika të paqarta mbështetëse, konkurrencë e padrejtë nga importet, si dhe mungesë organizimi në treg. Por fakti që këto probleme vazhdojnë prej vitesh pa një zgjidhje reale, tregon për një mungesë vullneti ose vizioni për ta shpëtuar këtë sektor.

Rënia e blegtorisë nuk është thjesht problem i fermerëve. Ajo prek zinxhirin e furnizimit, industrinë ushqimore, tregun e punës dhe në fund, edhe konsumatorin. Më pak prodhim vendas do të thotë më shumë varësi nga importi dhe më pak siguri ushqimore për vendin.

Fieri, si simbol i kësaj industrie, është sot një pasqyrë e një krize më të gjerë. Nëse ky qark — me potencialin dhe traditën që ka — po përjeton një tkurrje kaq të fortë, atëherë sinjali për pjesën tjetër të vendit është edhe më alarmues.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: a do të vazhdojmë të shohim këtë rënie si një proces të pashmangshëm, apo do të ndërhyhet për ta ndalur? Sepse nëse trendi aktual vazhdon, shumë shpejt blegtoria nuk do të jetë më një shtyllë e ekonomisë rurale, por një kujtim i saj.

Sherr mes të rinjve në Vlorë, dy të pl*gosur me th*kë

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Vlorës ka përfunduar me dy persona të plagosur me mjet prerës pasditen e kësaj të marte.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur për arsye ende të paqarta dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të lënduar dy prej pjesëmarrësve.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të identifikuar personat e përfshirë

Rama :900 subjekte në rrezik mbyllje nëse nuk plotësojnë standardet e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për gjendjen e sigurisë ushqimore në vend, duke deklaruar se një pjesë e madhe e operatorëve në këtë sektor duhet të përshtaten urgjentisht me kërkesat e Bashkimit Europian.

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit ushqimor, Rama tha se inspektorë dhe ekspertë të BE-së kanë evidentuar mangësi në zinxhirin e prodhimit, përpunimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në Shqipëri.

Sipas tij, rreth 900 subjekte rrezikojnë të mos lejohen të operojnë në treg pas anëtarësimit në BE nëse nuk arrijnë të përmbushin standardet e kërkuara.

Ai theksoi se procesi nuk synon ndëshkimin e bizneseve, por përmirësimin e tyre, duke kërkuar bashkëpunim mes shtetit dhe sipërmarrësve për të bërë të mundur përshtatjen me rregullat europiane.

“Disa mund t’i përshtaten me pak investime, të tjerë kanë nevojë për ndërhyrje më të thella,” u shpreh Rama, duke nënvizuar se sfida kërkon informim dhe mbështetje institucionale.

Plag*set rëndë 27 vjecari nga shp*rthimi i një granate

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mamaj, në territorin e bashkisë Tepelenë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit të një granate.

Burime paraprake bëjnë me dije se i riu ndodhej në një kasolle, ku dyshohet se mbaheshin mjete shpërthyese, kur njëra prej granatave ka shpërthyer aksidentalisht. Nga shpërthimi, ai ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe dyshohet për humbje të gjymtyrëve të sipërme.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit nën kujdes intensiv mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet e rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shoqërohen në polici dy shtetase iraniane pas dyshimeve për sjellje të dyshimta”

Dy shtetase iraniane janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës, pas raportimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm lidhur me lëvizjet e tyre të konsideruara të dyshimta në kryeqytet.

Sipas denoncimeve të publikuara në rrjete sociale, të shoqëruara me foto dhe video, pretendohej se dy gratë përpiqeshin të komunikonin me fëmijë në zona të ndryshme të qytetit, çka ka ngritur shqetësime te banorët.

Pas këtyre raportimeve, shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e tyre për verifikime të mëtejshme. Bëhet fjalë për shtetaset me inicialet M. G. dhe A. G., të cilat janë shoqëruar më 21 prill 2026 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Policia sqaron se, deri në këtë fazë, nuk ka asnjë provë që këto shtetase të kenë kryer veprime të paligjshme ndaj të miturve, ndërsa vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave. Autoritetet garantojnë qytetarët se nuk ka rrezik për sigurinë publike.