Motoçiklisti përplaset nga një automjet ne Lushnje -Fier

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rama takon Mitsotakis në Athinë: Po punojmë për një marrëveshje të re partneriteti strategjik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij zyrtare në Athinë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare thekson se marrëdhënia mes tyre është ndërtuar mbi një bashkëpunim të ngushtë dhe komunikim të drejtpërdrejtë, si në momentet pozitive ashtu edhe në ato më sfiduese.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri,” shkruan Rama.

Ai shton se Shqipëria dhe Greqia po punojnë për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të mbartura mes dy vendeve, me synimin për të përmbyllur brenda këtij viti një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

“Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, por edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka,” thekson më tej Rama.

Deputeti Erion Brace paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme

Deputeti Erion Braçe është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen.Teksa kaloi para gazetarëve, Bracë nuk dha koment, por u shfaq i buzëqeshur. Edhe një javë më parë Braçe është parë sërish në ambientet e GJKKO.

Berisha paralajmëron për protestën e radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e ardhshme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se pas kësaj mbledhjeje do të nisin menjëherë përgatitjet për protestën e radhës, ndërsa theksoi se data do të bëhet publike së shpejti.

Ai përdori tone të forta, duke deklaruar se opozita duhet të organizojë atë që e cilësoi si “kryengritja më e madhe” në vend.

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni ynë dhe ky është më i rëndësishëm seç ishte dje, pardje apo në çdo kohë. Nuk mund të mbyllë ai afera të cilat u kushtojnë miliarda qytetarëve shqiptarë.

Ndaj të përgatitemi për kryengritjen më të madhe, kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari. Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Historinë e bëjnë guximtarët.

Ndaj kryengritja e radhës duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Pas kësaj mbledhje fillojnë përgatitjet e protestës së ardhshme, datën do ta shpallim së shpejti”, deklaroi Berisha.

Fier/ Tre të arrestuar për dh*në dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedohet një person për k*kainë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-O. T., 42 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-M. Z., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Kuçovë, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karuranteve

Njoftim 

Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Një i dënuar ka humbur jetën në burgun e Fierit

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Bundo, 68 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili po vuante një dënim prej 10 vitesh burg për veprat penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “mashtrim”. Sipas të dhënave, atij i kishin mbetur ende rreth 5 vite për të shlyer nga dënimi.

Burime bëjnë me dije se 68-vjeçari vuante nga disa probleme shëndetësore, mes tyre sëmundje kardiake dhe diabet.

Paraditen e sotme, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ai mori ndihmën e parë brenda institucionit dhe më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Rreth orës 08:20, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa dyshimet paraprake janë se shkaku ka qenë një arrest kardiak.