Një i dënuar ka humbur jetën në burgun e Fierit

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Bundo, 68 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili po vuante një dënim prej 10 vitesh burg për veprat penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “mashtrim”. Sipas të dhënave, atij i kishin mbetur ende rreth 5 vite për të shlyer nga dënimi.

Burime bëjnë me dije se 68-vjeçari vuante nga disa probleme shëndetësore, mes tyre sëmundje kardiake dhe diabet.

Paraditen e sotme, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ai mori ndihmën e parë brenda institucionit dhe më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Rreth orës 08:20, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa dyshimet paraprake janë se shkaku ka qenë një arrest kardiak.