Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mamaj, në territorin e bashkisë Tepelenë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit të një granate.
Burime paraprake bëjnë me dije se i riu ndodhej në një kasolle, ku dyshohet se mbaheshin mjete shpërthyese, kur njëra prej granatave ka shpërthyer aksidentalisht. Nga shpërthimi, ai ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe dyshohet për humbje të gjymtyrëve të sipërme.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit nën kujdes intensiv mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet e rëndë.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.










