Kontroll i befasishëm në paraburgimin e Vlorës, ja cfare eshte gjetut neper qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht pas kontrollit të zhvilluar këtë të premte në paraburgimin e Vlorës.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, institucioni bën me dije se gjatë aksionit janë sekuestruar 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pavulosur, ndërsa janë gjetur edhe sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.

Sipas njoftimit, kontrolli u zhvillua më 25 prill 2026, në kuadër të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare.

Operacioni është kryer në zbatim të urdhrit nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe është realizuar nga Forcat Operacionale dhe Speciale në bashkëpunim me grupet e sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.

Gjatë kontrollit janë verifikuar regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm i institucionit, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se kontrollet e befasishme do të vijojnë në të gjitha institucionet penitenciare për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Policia Rrugore: 6,373 masa administrative në 72 orë, mijëra shkelje për sigurinë rrugore

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 72 orëve të fundit nga data 20-22.04.2026 ka vendosur në total 6373 masa administrative nga të cilat 1583 masa janë për sigurinë :

Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se këto masa sipas shkeljeve janë :

 38 mase për përdorim alkooli, neni 184.

372  masa për shpejtesi mbi normat e lejuara, 140.

 15 masa për mos rregullim shpejtësie, neni 139.

10  mase për shkeljen e semaforit Neni 144/3

111 masa për përdorim të aparatit të celularit, neni 171.

 126 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, neni 170.

6 masa për xhama të zinj të riveshur, neni 72/12.

4 masa për kontroll teknik, neni 79/10.

113 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve, neni 189

422 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

 56  masa për parakalim i gabuar, neni 146.

2 mase për mos dhënie përparësi tabelës stop, neni 143.

4790 masa për qëndrim i gabuar, neni 156.

 23 masa për qarkullimin e motorëve ne korsinë e biçikletave, neni 144/2.

314 masa të ndryshme për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, etj.

Për nenin 290 “ Shkelja e rregullave të qarkullimit janë proceduar  12 drejtues mjeti 2 me arrest dhe 5 me gjendje të lirë.

Një nga drejtuesit është dhe për veprën penale Neni 291 Drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa lejë drejtimi

Vr*sja në Memaliaj, gjykata cakton “arrest shtëpie” për dy të ndaluar

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë për dy nga personat e ndaluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj dhe u plagos Dalio Nelaj.

Trupi gjykues vendosi ndaj Dalio Nelës dhe Aldo Kalemit masën “arrest në shtëpi”, duke pranuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria.

Për këtë ngjarje, policia kishte ndaluar tre persona, ndërsa dy të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Kujdes! SMS mashtruese, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linqe të dyshimta

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore. Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.

Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:

-Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.

-Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.

-Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat:

-në portalin zyrtar e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:

-Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit.

Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Berisha thirrje për protestë më 8 maj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të planifikuar më 8 maj.

Ai deklaroi se shqiptarët nuk duhet të bien pre e, siç e cilësoi ai, propagandës anti-opozitare dhe përpjekjeve për manipulim të opinionit publik.

“Të ngrihemi fuqishëm në protestën e 8 majit, por mbi të gjitha të ngrihemi kundër murit të propagandës së mashtrimit dhe trillimit që Rama ka ngritur me ‘mafian e fjalës së lirë’,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, media dhe strukturat pranë qeverisë po synojnë të deformojnë të vërtetat dhe të godasin opozitën përmes shpifjeve.

Berisha theksoi gjithashtu se protesta nuk ka të bëjë me pushtetin e Partisë Demokratike, por me mbrojtjen e votës së lirë dhe kundërshtimin e varfërimit të qytetarëve.

“Nuk protestohet për pushtetin e PD-së dhe Berishës, por për votën e lirë të shqiptarëve dhe kundër varfërimit të vazhdueshëm,” deklaroi ai.

Rama fermereve : “Nuk mund të shisni me trasta në rrugët e Brukselit”

Gjatë një takimi me fermerët në Dibër, Kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të tyre në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, duke deklaruar se vetëm në këtë mënyrë prodhimet shqiptare mund të jenë konkurruese në tregun e Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se fermerët duhet të dalin në treg të organizuar, me marka të përbashkëta, për të ulur kostot dhe për të rritur aksesin në financime.

“Nëse nuk bashkoheni, nuk do të mbijetoni dot pas integrimit në BE. Nuk mund të dalim në një treg të madh dhe të shesim secili më vete. Ku do t’i shesim produktet, me çanta në rrugët e Brukselit?”, tha Rama.

Ai solli si shembull modelin që po promovohet në Dibër me krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në bashkëpunim me bashkitë, ku synohet ndërtimi i një marke të përbashkët si “Dibra Origin”, e orientuar drejt tregut europian.

Sipas Kryeministrit

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës në datë 26 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Dalja e prodhimeve vendase ul çmimet e perimeve në treg

Rritja e prodhimit vendas ka sjellë ulje të çmimeve të perimeve në tregun e Myzeqesë. Tregtarët thonë se shtimi i produkteve të stinës nga fermerët vendas ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e çmimeve, duke u dhënë konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje.

Sot, një kilogram domate në treg është shitur nga 50 deri në 100 lekë, ndërsa në disa raste ka shkuar deri në 130 lekë/kg, në varësi të cilësisë.

Aktualisht, çmimet e produkteve vendase paraqiten si më poshtë:

  • Domate: 50–100 lekë/kg (deri në 130 lekë)
  • Trangull: 30–40 lekë/kg
  • Mashurka: 220–240 lekë/kg
  • Spec: 130–150 lekë/kg
  • Patëllxhan: 130–160 lekë/kg
  • Spinaq: 70–80 lekë/kg
  • Sallatë: 30–50 lekë/kg
  • Patate: 30–50 lekë/kg
  • Brokoli: 70–80 lekë/kg
  • Lulelakër: 60–80 lekë/kg
  • Kunguj: 30–40 lekë/kg
  • Qepë e njomë: 110–130 lekë/kg
  • Hudhër e njomë: 90–120 lekë/kg

Fermerët shprehen optimistë për vijimin e sezonit, ndërsa konsumatorët përfitojnë nga çmimet më të ulëta të produkteve të freskëta vendase.