Gjatë një takimi me fermerët në Dibër, Kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të tyre në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, duke deklaruar se vetëm në këtë mënyrë prodhimet shqiptare mund të jenë konkurruese në tregun e Bashkimit Europian.
Rama u shpreh se fermerët duhet të dalin në treg të organizuar, me marka të përbashkëta, për të ulur kostot dhe për të rritur aksesin në financime.
“Nëse nuk bashkoheni, nuk do të mbijetoni dot pas integrimit në BE. Nuk mund të dalim në një treg të madh dhe të shesim secili më vete. Ku do t’i shesim produktet, me çanta në rrugët e Brukselit?”, tha Rama.
Ai solli si shembull modelin që po promovohet në Dibër me krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në bashkëpunim me bashkitë, ku synohet ndërtimi i një marke të përbashkët si “Dibra Origin”, e orientuar drejt tregut europian.
Sipas Kryeministrit










