Shoferi 23-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin teksa kalonte rrugen

Informacion paraprak

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po lëvizte me biçikletë, qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Një 40 vjeçar shqiptar në Itali i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, 40 vjeçari, emër i njohur për policinë italiane, ishte duke lëvizur me biçikletë kur u qëllua në këmbë. Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

Sipas mediave, shqiptari ka qenë arrestuar më parë me akuzën se ishte pjesë e një bande grabitësish shtëpish.

Jetson ONE merr dakordësinë ,për fluturimet në Itali

Jetson ONE ka merrë dritën jeshile për të fluturuar në të gjithë Italinë, i pari i këtij lloji që është certifikuar nga agjencitë dhe autoritetet italiane të hapësirës.

Jetson njoftoi se kompania mori dy leje kritike fluturimi nga Aero Club d’Italia (AeCaI) dhe Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC).

Premisa nënkupton që certifikimi i marrë nga eVTOL ultra i lehtë në Itali i lejon pilotët të fluturojnë me Jetson ONE në hapësirën ajrore të pakontrolluar të Italisë, një arritje që Jetson e quan të parën në botë.

Certifikata e parë e regjistrimit që Aero Club d’Italia (AeCI) ka lëshuar për një eVTO rekreative ultra të lehtë lejon pilotët e licencuar të fluturojnë me avionët e Jetson ONE.

Marrja e certifikimit dhe autorizimit për të fluturuar dhe testuar Jetson ONE në të gjithë Italinë mund të mos jetë surprizë. Jetson i zhvendosi fillimisht operacionet e saj nga Polonia në Itali në vitin 2022, dhe që atëherë, ajo ka operuar në një objekt kërkimi dhe zhvillimi dhe prodhimi në Arezzo, Toscana.

Jetson prezantoi tre njësi Jetson ONE në ngjarjen e Mesdheut ZeroEmission në Romë ne tetor-2023. Gjatë ngjarjes, Jetson zbuloi zhvillimet më të fundit të eVTOL-it të tij ultra të lehtë për herë të parë për të pranishmit.

Tentoi të përfitonte 200 mijë euro nga një biznesmen duke u prezantuar si zyrtar i lartë, pranga 42-vjeçarit 

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay 2”.

Arjan Ballcaj ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Aksidentet rrugore, janar-nëntor ,157 jetë të humbura

Njëqind e pesëdhjetë e shtatë persona kanë ndërruar jetë në aksidentet rrugore që janë shënuar në rrugët e Shqipërisë nga janari deri në mes të nëntorit. Vetëm në tri ditët e fundit, në aksidentet e shënuara humbën jetën 5 persona.

Të dhënat bëhen të ditura nga Policia e Shtetit, e cila thotë se aksidentet rrugore janë shënuar në të gjitha segmentet rrugore, sidomos ato me qarkullim të dendur automjetesh.

Po sipas të dhënave të Policisë, bëhet e ditur se në total janë regjistruar 1 mijë ngjarje rrugore ku kanë mbetur të plagosur më shumë se 1170 persona.

Pak ditë më parë ishte EUROSTAT që bëri të ditur se superstrada Lezhë-Milot është një nga pikat më të zeza të Shqipërisë sa i përket numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Po sipas Eurostat, Shqipëria renditet i pesti në Evropë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Letonisë dhe Kroacisë përsa i përket numrit të aksidenteve.

Nikolla urdhër për rrethimin e Kuvendit nga Garda, reagon Bardhi

Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rrethimin e sallës së seancave plenare me forcat speciale të Gardës.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

50-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati

Informacion paraprak

Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi A.R., 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SPAK i cakton masë ish-ministrit Ilir Beqja

Njoftimi i SPAK:

Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

  • Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë,të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Urdhërohet personin nën hetim I. B.që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
  • Urdhërohet personin nën hetim I.B.të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
  • Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..

Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023).

Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.