Makina del nga rruga , plagoset shoferi

Screenshot

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Gjormë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin. Automjeti është përplasur me një bordurë betoni dhe më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar lehtë dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje.

Gjykata e Fierit rrëzon padinë e “Bankers Petroleum” ndaj Sindikatës


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka rrëzuar padinë e paraqitur nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania”, e cila synonte shpalljen e pavlefshme të mosdhënies së pëlqimit nga Sindikata për shkarkimin e një anëtari të Kryesisë së saj, njëkohësisht punonjës i kompanisë.

Vendimi i gjykatës vjen në vijim të një sërë çështjesh të ngjashme, ku paditë e ngritura nga kompania kundër Sindikatës janë rrëzuar, duke përforcuar rolin dhe të drejtat e organizimit sindikal në mbrojtje të punonjësve.

Sindikata e ka cilësuar këtë vendimmarrje si një tjetër fitore ligjore, duke theksuar se do të vijojë angazhimin për mbrojtjen e interesave të punonjësve, për paga më të mira, kushte dinjitoze pune dhe rritje të mirëqenies sociale.

Ulet çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar

Çmimet e naftës u tërhoqën të martën pas një rritjeje të ndjeshme një ditë më parë, kur armëpushimi i brishtë në Lindjen e Mesme dukej se ishte në rrezik. Nafta u ul me rreth 1.4% në bursa, duke zbritur në 112 dollarë për fuçi.

Armëpushimi i brishtë midis SHBA-së dhe Iranit u vu në provë të hënën pasi ushtria amerikane tha se kishte fundosur shtatë anije të vogla iraniane që synonin anije civile, ndërsa dy anije me flamur amerikan kaluan me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë të hënën se ishin sulmuar nga Irani, ndërsa ushtria amerikane tha se Irani kishte qëlluar anijet dhe anijet tregtare që Marina po drejtonte përmes Ngushticës së Hormuzit, rrugës jetësore tregtare për naftë dhe gaz.

Mbetet e paqartë nëse sulmet nënkuptonin që armëpushimi ishte prishur dhe lufta kishte rinisur.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara po e shtynin Kinën të ndihmonte në presionin ndaj Iranit për të rihapur ngushticën, përmes së cilës tankerët transportojnë deri në një të pestën e furnizimit botëror me naftë. Investitorët dhe analistët janë të përqendruar në ndërprerjen e vazhdueshme të transportit detar në ngushticë.

Raporti i Reporterëve pa Kufij, Rama reagon: Ka kontradikta në vlerësimet për median në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me një reagim të Reporterëve pa Kufij, RSF lidhur me një raport të tyre për lirinë e medias në Shqipëri. Rama shkruan se nuk tha se ata e matin komunikimin qeveritar.

Sipas tij krahasuar me raportet e tjera, raporti i RSF del në kontradiktë me vlerësimet për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut.

“Nuk thashë kurrë që ju e matni komunikimin qeveritar, por tani që e përmendni, po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që të lexoni raportet e atyre që e bëjnë vërtet, dhe ta bëni këtë në mënyrë profesionale dhe objektive?

Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin kontradikta të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyreve kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga ajo që pretenduat dikur, dhe më shumë se një herë, Agjencia e Informacionit për Median duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informacionit. Kaq është gjithçka”, shkruan Rama në X.

Lidhur me postimin e Ramës, është edhe me foto reagimi i Reporterëvë pa Kufij ku shkruhet se Shqipëria renditet në vendin e 83-të, me një rënie me tre pikë në krahasim me vitin e kaluar.

RSF shton se renditja pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipëria në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve,” thuhet në reagim.

Fier/ Disa të arrestuar dhe të proceduar, një në kërkim për konflikt dhe aksidente rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi motomjeti pa targë, që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet, me pasojë dëme materiale.    
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin N. P., 70 vjeç.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit K. V., 33 vjeç, dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shtyllas, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin K. L., 31 vjeç.
 Më pas dyshohet se i kanë goditur automjetin që ai drejtonte, me automjetet e tyre dhe për pasojë është dëmtuar 31-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve tashmë të shpallur në kërkim, gjetjen e automjeteve të tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.     

Gjithashtu, këta specialistë kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së një portofoli. Pas konsultimit me prokurorin u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë. 
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin K. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Ç., 70 vjeç, dhe për fëmijët e tij, shtetasit E. Ç., 35 vjeç, dhe E. B., 38 vjeçe, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasen M. T., 63 vjeçe. Nga konflikti është dëmtuar lehtë 63-vjeçarja, e cila po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në spital.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Berisha: PD parti e garës së lirë, “një anëtar, një votë” parim themelor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka theksuar se PD mbetet një forcë politike e hapur ndaj garës së brendshme dhe parimit “një anëtar, një votë”, të cilin e cilësoi si themelor për funksionimin e partisë.

Ai përsëriti se PD mbetet e vendosur në parimin e garës së lirë dhe të ndershme dhe theksoi se për PD-në, vota e anëtarëve dhe garat e brendshme janë mënyra më dinjitoze për të përfaqësuar vullnetin e bazës.

“Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet në mënyrë absolute parti e hapur ndaj garës më eprore. Partitë që zgjedhin kryetarët me një anëtar, një votë, nuk janë shumicë, por janë një pakicë që po rritet. Por natyrisht nuk ka mënyrë më dinjitoze të përfilljes së anëtarësisë sesa t’i ftosh ata të votojnë për kryetarin e degës, për kryetarin e partisë e me radhë. Jemi dhe do mbetemi në mënyrë të hekurt partia e garës së lirë, partia e garës së ndershme, por themelore, partia e anëtarëve të saj. Të qëndrosh parti e anëtarëve të saj do të thotë t’u japësh të drejtë atyre të shprehen dhe të votohen ata që mbrojnë interesat e tyre dhe jo t’ua caktojë kush të tjerë. Kjo nuk mund të ndodhë, kjo nuk ndodh. Partia tjetër, siç e shihni ju, nga viti 2009 e deri sot nuk ka votuar asnjëherë. Në statut e ka si ne, një anëtar një votë, po Edi Rama ka alergji absolute nga vota. Ndaj dhe ai nuk bën votë, e ka përjashtuar votën nga partia. Partia jonë nuk e përjashton kurrë votën.Kurrë në jetën time nuk kam tentuar dhe nuk do të tentoj kurrë të krijoj kandidaturë. Atë te Sali Berisha mos e prisni kurrë. Deri sot nuk i kam thënë askujt të kandidojë. As Lulzim Bashës, as Sokol Olldashit, as Uran Butkës, as Ibsen Elezit. Refuzoj në mënyrë kategorike praktikën që kandidati të përpiqet të zgjedhë rivalin. Në përzgjedhjen e kandidatëve ka kritere, por ne nuk kemi kritere të forta. Kemi ato që janë përcaktuar dhe ju do t’i vlerësoni. Pra Partia Demokratike ka qenë, është dhe do të jetë parti e garës, parti e anëtarëve të saj, e votës së tyre. Por nuk do të jetë kurrë parti e kandidaturave kallpe. Nuk krijojmë ne kandidatura”, tha ai.

56-vjeçari dyshohet se i jep fund jetës me a*më zj*rri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Lizës”. Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Aksidenti që i mori jetën dy fëmijëve, dalin pamjet e Nikollë Radaçit në seancë”

Nikollë Radaçi, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pamjet nga brenda senacen tregojne, 57-vjeçari shfaqet kokëulur në kafazin e xhamtë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 4 majit në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit. Sipas të dhënave, tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur automjeti i drejtuar nga Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, doli nga kontrolli dhe i përplasi.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy të mitur, E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër, 8 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetojë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës për sjellje problematike në drejtim, si dhe ishte ndëshkuar më parë nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe debat politik. Një ditë më parë, në Kuvend, u kërkua forcimi i masave në Kodin Rrugor për të parandaluar aksidente të tilla tragjike.