Prokuroria e Tiranës sekuestron 73 milionë lekë në llogari bankare të 6 shoqërive

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur sekuestro preventive dhe bllokim të menjëhershëm të llogarive bankare për gjashtë shoqëri, me një vlerë totale prej rreth 73 milionë lekësh. Sipas hetimeve, këto subjekte dyshohen se kanë përdorur fatura fiktive dhe skema mashtruese me TVSH-në, si dhe kanë kryer fshehje të të ardhurave me...

Djegia e pallatit në Tiranë, reagon Rama: “Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Edi Rama: Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta...

8 persona të lënduar nga zjarri, 7 me asfiksi në QSUT, një zjarrfikëse te Trauma

8 persona janë shtruar në spital me lëndime për shkak të zjarrit që përfshiu një pallat pranë QSUT të martën pasdite.  7 prej tyre janë dërguar në QSUT me asfiksi nga tymi dhe 1 zjarrfikës tek trauma me lëndim të këmbës. Zjarri që përfshiu fasadën e pallatit vijon prej më shumë se 3 orësh. 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona...

ZJARR MASIV PRANË QSUT-së, EVAKUOHEN BANORËT – 4 TË ASFIKSUAR, NDËRHYRJE EDHE NGA AJRI

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat përballë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe pallatet e tjera në kompleksin pranë QSUT-së. Situata është përkeqësuar për shkak të tymit të dendur dhe përhapjes së zjarrit në zonë.

Nga nesër reduktohet me 40% transporti publik, operatorët: Situata emergjente

Shoqatat e transportit publik kanë njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të reduktojnë me 40% flotën e mjeteve në qarkullim, si pasojë e vështirësive të rënda financiare në sektor. Në një deklaratë zyrtare, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban theksojnë se, pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe takimeve me institucionet,...

Fier/ Arrestime dhe procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin në kërkim E. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se më datë 12.04.2026, i ka...

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar ndryshimet më të fundit në treg. Sipas vendimit të datës 14 prill 2026, çmimi i naftës është rritur me 6 lekë për litër, duke arritur në 215 lekë/litër nga 209 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar një rritje prej 3 lekësh, duke...

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams bëhet banor i Njësisë Nr. 2 në Tiranë

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams është zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë. Pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare. Sipas njoftimit të bërë publik, Adams ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në kryeqytet dhe, sipas fotove të publikuara, ka aplikuar gjithashtu edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.