Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar ndryshimet më të fundit në treg.

Sipas vendimit të datës 14 prill 2026, çmimi i naftës është rritur me 6 lekë për litër, duke arritur në 215 lekë/litër nga 209 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar një rritje prej 3 lekësh, duke shkuar në 178 lekë/litër nga 175 lekë.

Në detaje, Bordi ka përcaktuar që:

  • Nafta (gazoil) do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 215 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër;
  • Benzina do të shitet me pakicë deri në 178 lekë/litër dhe me shumicë deri në 166 lekë/litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri të Bordit.

Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregut për zbatim rigoroz të vendimit, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Në një sqarim shtesë, bëhet me dije se çmimet aktuale mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, ndaj niveli i saj do të vijojë të aplikohet i plotë, në masën 100%.