I riu shqiptar kapet në një ‘fermë’ kanabisi në Britani, dënohet me...

I riu shqiptar kapet në një ‘fermë’ kanabisi në Britani, dënohet me 1 vit burg

137
SHPËRNDAJE

0 Pdr Ech 170323radjolhatia

25-vjeçari shqiptar, Radjol Hatia është dënuar me 1 vit burg në Britani, pasi është kapur duke u kujdesur për një plantacion droge.

Hatia është arrestuar në një shtëpi dykatëshe në Neath, më 10 shkurt. Në katin e dytë të vilës u gjetën dhe u sekuestruan 145 bimë kanabisi dhe 233 fidanë. Vlera e tyre shkon deri në 182 mijë paund.

Gjatë seancës gjyqësore, Hatia tha se ‘kam jetuar në pronë për gjashtë javë dhe detyra ime ka qenë ujitja e bimëve”. Më tej tha se kishte hyrë ilegalisht në Britani me kamion rreth dy muaj më parë dhe se ‘duhet të punoja për të shlyer biletën’. Të riut iu gjetën çelësat e vilës, një celular dhe 95 paund cash.

Drejtësia britanike e dënoi me 1 vit burg dhe se për shkak të statusit të tij si imigrant i paligjshëm, do të dëbohet për në Shqipëri pasi të ketë vuajtur dënimin.

S'KA KOMENTE